Page 74 - Demo
P. 74


                                    EDUKIMI FIZIK 10Pavarësisht kësaj, duhanpirësit kanë krijuar varësi ndaj tij. Ndërgjegjësimi për të mos e filluar duhanin është i rëndësishëm, sepse nëse kthehet në varësi, do të jetë më e vështirë për ta larguar. Pirja e duhanit në vende publike dhe institucione është e ndaluar me ligj. Sporti, miku juaj më i mirëAktiviteti fizik dhe jeta sociale e shëndetshme në grup ju bën më pozitivë dhe ndihmon t’i zgjidhni më me lehtësi problemet. Sporti ju ndihmon të jeni të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Pjesëmarrja në sporte ju mundëson një formë fizike të mirë, ju mëson se si të organizoni kohën, nxit miqësinë dhe ndërton marrëdhënie me bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Nëpërmjet sportit fitoni aftësi që mund t’ju nevojiten në jetë.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Cilat janë shkaqet dhe pasojat që sjell përdorimi i drogave të varësisë?2. Pse aktiviteti fizik-sportiv të mban larg drogave?VeprimtariNdahuni në grupe dhe përgatitni një projekt me temat:1. Kufizimi i reklamave të duhanit.2. Rritja e taksës për duhanin.3. Forcimi i ligjit për pirjen nga të miturit.DiskutimShpjegoni: duhan – duhanpirës – duhanpirje.Aktivitet individualBisedoni me familjarët dhe shkruani një ese sociale me temë “Shëndeti i familjes është detyrë e të gjithë pjesëtarëve të saj”.72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78