Page 75 - Demo
P. 75


                                    laringezofagzemërstomakpankreasmëlçi Alkooli dhe pasojat e përdorimit të tijNë shoqërinë ku jetojmë, problemet me të cilat përballemi janë të shumta. Tek adoleshentët, ndryshimet hormonale, kërkesat e moshës, kalimi në stade të ndryshme shkollore, problemet familjare, gjendja ekonomike etj., shkaktojnë vazhdimisht stres. Për të shmangur ose ulur stresin, nevojitet një jetesë e shëndetshme (ushqim i mirë, aktivitet fizik, jetë sociale, punë në grup etj.). Në këtë mënyrë do të mbajmë larg edhe lëndët që krijojnë varësi, siç janë duhani dhe alkooli.Alkooli bën pjesë te drogat depresante. Ai prek të gjitha organet e trupit (edhe trurin), shkakton presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, humbjen e kujtesës etj. Konsumimi i alkoolit krijon probleme në orientim, ngadalëson koordinimin e muskujve dhe reflekset, ul aftësinë e trurit për të dhënë komanda.Rreth 70% e personave me hepatit të alkoolit shfaqin cirrozë. Për pasojë, indet e shëndetshme të mëlçisë zëvendësohen nga indet e forta, gjë që e bën të pamundur funksionimin e saj. Stomaku dhe zorrët irritohen, duke shkaktuar të vjella dhe ulcerë. Pirja afatgjatë e alkoolit mund të çojë në inflamacion të pankreasit (pankreatit).Studimet tregojnë se konsumimi i alkoolit për një kohë të gjatë rrit rrezikun e kancerit të gojës, fytit, laringut dhe ezofagut.Alkoolizmi është sëmundje dhe, si e tillë, trajtohet si të gjitha sëmundjet e tjera. Duke qenë se alkooli është një lëndë, ndaj së cilës trupi krijon varësi, këshillohet moskonsumimi i tij. Mënyra më e mirë për të menaxhuar stresin është jeta e shëndetshme dhe aktive.4.2 Alkooli, shenjat e varësisë dhe pasojat e përdorimit të tij në organizëmNxënësi/ja:■ identifikon shenjat e varësisë nga alkooli;■ përshkruan pasojat që sjell përdorimi i alkoolit;■ merret me aktivitet fizik-sportiv për të qëndruar larg drogave.Fjalë kyçe:drogat, alkool, varësi, pasoja, strategji, aktivitet sportiv, formë e mirë fizike.73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79