Page 76 - Demo
P. 76


                                    EDUKIMI FIZIK 10 Varësia ndaj alkoolitPër adoleshentët, përdorimi i alkoolit është i ndaluar deri në moshën 18 vjeç. Ligji penalizon edhe tregtuesin që i shet alkool një adoleshenti. Shkollat kanë rregulla të rrepta për nxënësit që përdorin alkool apo duhan. Të abuzosh me alkoolin, do të thotë të tejkalosh masën e pirjes deri në krijimin e varësisë prej tij.“Varësia” është sindromë, që ka të bëjë me një tërësi simptomash psikologjike dhe konjitive të sjelljes. Disa prej këtyre simptomave janë: dëshirë e madhe për të konsumuar pije alkoolike; pamundësi për të kontrolluar sasinë që pi; indiferentizëm apo heqje dorë nga detyrat dhe punët e ndryshme; shenja nervozizmi kur nuk pi.Për t’i ndihmuar këta individë, fillimisht duhet t’i ndërgjegjësojmë për problemin që kanë, të diskutojmë me ta për dëmet shëndetësore që shkakton alkooli dhe për mundësitë e shkëputjes prej tij. Sporti, miku më i mirëMënyra më e mirë për t’i qëndruar larg alkoolit dhe duhanit është sporti. Vetëm nëpërmjet aktiviteteve sportive, njeriu ndihet i lirë, rritet e zhvillon aftësi për jetën dhe cilësi fizike që e ndihmojnë të jetë i shëndetshëm si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë mendor. Sa më shumë të ushtrohemi në sport, aq më kthjellët do të arsyetojmë dhe veprojmë, për rrjedhojë, edhe rezultatet në shkollë ose punë do të jenë shumë më të mira.Sporti të mëson të menaxhosh kohën, të synosh, të planifikosh, t’ia dalësh mbanë. Orientimi i të rinjve drejt sportit është rruga e duhur për të pasur një shoqëri më të mirë në të ardhmen, me njerëz të shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Cilat janë pasojat e përdorimit të alkoolit?2. Tregoni disa nga rrugët që ju mbajnë larg alkoolit.VeprimtariPërshkruani si mund ta ndihmoni një person të shkëputet prej varësisë ndaj alkoolit.DiskutimShpjegoni termat: alkool – alkoolist – alkoolizëm.Aktivitet individualHartoni një meny të ushqimeve që do të konsumoni gjatë një jave.74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80