Page 77 - Demo
P. 77


                                     Çfarë janë drogat? Drogë quhet çdo substancë e huaj kimike që ndryshon funksionin e një sistemi biologjik. Edhe qetësuesit e dhimbjeve, alkooli, nikotina, kafeina, antibiotikët, mund të konsiderohen si droga.Drogat kimike dhe drogat e paligjshme psikoaktive shkaktojnë ndryshime të sjelljes e të njohjes, duke modifikuar vetëdijen e ndërgjegjshme. Përdorimi i vazhdueshëm i një droge mund të të krijojë varësi psikologjike dhe fiziologjike prej saj.Varësia psikologjike ndodh kur personi e dëshiron shumë një drogë, edhe pse nga ana biologjike nuk e ka të nevojshme. Varësia fizike krijohet kur trupi i personit bëhet biokimikisht i varur nga droga. Shpeshherë, dëshira e sportistëve për të rritur apo ruajtur performancën nuk përputhet me nivelin e tyre fizik ose teknik. Për këtë arsye, shumë prej tyre përdorin substanca stimuluese apo droga, të cilat ndikojnë negativisht në organizëm. Studimet tregojnë se droga dëmton edhe aftësitë koordinuese. Ruajtja e imazhit të sportit është e domosdoshme për të trashëguar fisnikërinë dhe ndershmërinë, për të cilat është dalluar në të kaluarën. Mbi të gjitha, sporti duhet të jetë një garë e ndershme, që reflekton vlera dhe rezultate të pastra. Një ndër arritjet më të rëndësishme nëluftën kundër përdorimit të drogave në sport kanë qenë hartimi, pranimi dhe zbatimi i një grupi të harmonizuar rregullash antidoping. Rreziqet që lidhen me përdorimin e marijuanës dhe kokainësMarijuana është një drogë e krijuar prej përzierjes së gjetheve dhe luleve të bimës kanabis. Personat që përdorin marijuanë, shpesh justifikohen se ajo rrit vetëdijen dhe kreativitetin, apo se i ndihmon për të “shpëtuar nga problemet”. Megjithatë, faktet tregojnë se përdorimi i lëndëve të tilla, jo vetëm që nuk i zgjidh problemet, por i shkaktojnë individit dëme të rënda shëndetësore dhe sociale. Pasojat e përdorimit të marijuanës janë: humbje kujtese, konfuzion, halucinacion, panik, ankth, luhatje humori etj. Kokaina është një stimulues i fuqishëm që nxirret nga bima koka. Ajo ka efekte të ngjashme me amfetaminën dhe shkakton rritjen e rrahjeve të zemrës, frymëmarrje të shpejtë, ankth, nervozizëm, ngushton enët e gjakut etj.Përdorimi i këtyre drogave nga sportistët ndikon negativisht jo vetëm në performancën individuale, por edhe në unitetin e skuadrës. Për rrjedhojë, te disa sportistë vihet re mungesë përqendrimi, angazhimi, energjie dhe besimi. Zakonisht stimuluesit rrisin euforizmin dhe agresivitetin; për pasojë, mundësitë e dëmtimeve gjatë lojës apo garës janë më të mëdha. 4.3 Strategjitë për parandalimin e përdorimit të drogaveNxënësi/ja:■ identifikon shenjat e varësisë nga drogat dhe pasojat e tyre në organizëm;■ përshkruan pasojat që sjell përdorimi i drogave;■ ndjek strategji për të qëndruar larg drogave.Fjalë kyçe:drogë, substancë, varësi, pasoja, rrezikshmëri, sport, aktivitet, energji pozitive.75
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81