Page 78 - Demo
P. 78
EDUKIMI FIZIK 10 Strategjitë për parandalimin e përdorimit të drogaveSipas studimeve të shumta që janë bërë në lidhje me përdorimin e drogave nga të rinjtë, rezulton se numri i tyre është rritur ndjeshëm. Kjo problematikë do të shmangej më së miri, nëse të rinjtë do të angazhoheshin në veprimtari sportive, në fusha apo terrene sportive, në male duke kryer ngjitje apo duke bërë ski, duke shëtitur në pyll apo në vende historike, duke lexuar libra, duke u rënë veglave muzikore apo edhe duke ndihmuar komunitetin. Të merresh me sport, do të thotë të përqafosh jetën e shëndetshme dhe të distancohesh nga veset që e dëmtojnë atë.Një rol po kaq të rëndësishëm në parandalimin e drogave ka edhe familja. Duke biseduar me prindërit rreth kësaj problematike, ju do të ndërgjegjësoheni për pasojat që sjell përdorimi i drogave dhe do të nxiteni edhe më shumë për t’u marrë me aktivitete që ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tuaj psikosociale.Stresi, ngarkesa psikologjike, është shkaku kryesor i përdorimit të drogave. Nëse arrini të menaxhoni stresin në mënyrën e duhur, do të shmangni edhe mundësinë e përdorimit të tyre. Menaxhoni kohën tuaj në mënyrë më efikase, p.sh, nëpërmjet teknikave të thjeshta çlodhëse, si frymëmarrja e thellë, relaksimi i muskujve, vizualizimi (duke kujtuar ngjarje dhe vende që të japin kënaqësi).Me ndihmën e prindërve apo pjesëtarëve të tjerë të familjes, do ta keni më të lehtë për t’u përballur edhe me situatat e trishta, të cilat janë pjesë e jetës. Për këtë duhet të veproni me pozitivitet dhe me maturi.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Çfarë janë drogat?2. Shpjegoni pasojat e tyre në shëndetin e njeriut.3. Varësi psikologjike do të thotë .4. Varësi fizike do të thotë .5. Pse sporti ndikon pozitivisht në jetën tonë?VeprimtariKrijoni një ese përshkruese rreth angazhimit në aktivitete sportive dhe përfitimeve prej tyre.DiskutimHartoni një plan se çfarë do të bëni, nëse e gjeni veten në një vend ku përdoret drogë ose alkool. 76

