Page 79 - Demo
P. 79


                                     Një historik rreth sportitSporti është një e drejtë që u përket të gjithë individëve. Nëpërmjet veprimtarive të ndryshme sportive, secili prej nesh siguron një gjendje të mirë të shëndetit fizik e mendor. Që në lashtësi, grekët përdornin shprehjen “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Ata edukonin brez pas brezi aktivitetin fizik dhe e konsideronin plogështinë e dembelizmin po aq të turpshëm sa edhepadituria.Dokumentet mjekësore të gjetura në Indi 1000 vjet p.e.s, tregojnë mbi përdorimin e veprimeve bazë të veprimtarisë rekreative, si masazhi dhe disa ushtrime për kurimin e reumatizmës, duke vazhduar njëkohësisht edhe me aplikimin e jogës. Që në shekullin V, grekët rekomandonin frymëmarrjen e lirë, mirushqyerjen, pirjen e sasisë së duhur të ujit, ushtrime fizike në mënyrë sistematike dhe gjumin e rehatshëm. Heroditi qe i pari që rekomandoi përdorimin e atleteve të posaçme për aktivitet fizik. Hipokrati, babai i mjekësisë, dha një ndihmesë të madhe duke shkruar gjerësisht mbi përfitimet që merr organizmi nga ushtrimet fizike dhe ushqimi i shumëllojshëm. Ai këshillonte ecjet dhe ushtrime me intensitet të moderuar. Sot, pikërisht prej përfitimeve dhe vlerave që na kultivon, sporti ka ngjallur interes të madh te të gjitha shtresat sociale. Zhvillimi i lëvizjeve muzikale, siç është aerobia, solli krijimin e shumë programeve sportive, të cilat janë përqafuar në mbarë botën nga çdo grup-moshë. Programe të tilla ndihmojnë në rritjen e cilësisë së jetës, sepse sjellin argëtim dhe ulin stresin. 5 EDUKIM MBI MJEDISIN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM5.1 Rekreativiteti dhe përfitimet që marrim prej tijNxënësi/ja:■ shpjegon aktivitetin në natyrë si domosdoshmëri në jetën e të rinjve;■ identifikon cilësitë dhe aftësitë pozitive që zhvillojnë jeta aktive dhe argëtimi;■ krijon një plan të thjeshtë të një veprimtarie rekreative.Fjalë kyçe:aktivitet në natyrë (rekreativiteti), aftësi, cilësi, ekip, zhvillim, realizim, planifikim, përfitime.77
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83