Page 8 - Demo
P. 8
Rëndësia e aktivitetit fizik dhe sportit në adoleshencë Veprimtaria e rregullt fizike nxit një stil jetese të shëndetshëm e aktiv dhe edukon kompetenca të rëndësishme e të vlefshme për gjithë jetën. Që të kemi një shëndet të mirë, nuk do të thotë që të ndihemi mirë vetëm nga ana fizike. Shëndeti i përgjithshëm përfshin shëndetin mendor, emocional, social dhe fizik. Kur të gjithë këta komponentë të tij të jenë optimalë dhe në balancë, atëherë themi se kemi një shëndet të mirë. Shëndeti fizik gjeneron energji dhe vitalitet.Shëndeti mendor lidhet me mirëqenien tonë emocionale, psikologjike dhe sociale, duke ndikuar në mënyrën si mendojmë, si ndihemi dhe si sillemi. Një shëndet i mirë mendor na ndihmon të përballemi me stresin, të krijojmë e të mbajmë marrëdhëniet me të tjerët, të bëjmë zgjedhjet dhe të marrim vendimet, të zgjidhim problemet e përditshme dhe të arrijmë sukses në jetën tonë profesionale. Shëndeti mendor është njëlloj i rëndësishëm, në çdo fazë të jetës, që nga fëmijëria e adoleshenca deri në moshë të rritur.1 MIRËQENIE E PLOTË FIZIKE, PSIKIKE, EMOCIONALE DHE SOCIALE1.1 Rëndësia e sportit në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit fizik dhe mendor Nxënësi/ja:■ njeh përfitimet e veprimtarisë fizike dhe sportit;■ identifikon situatat stresuese dhe njeh shenjat e stresit që dëmtojnë shëndetin mendor;■ diskuton mbi faktorë individualë dhe kolektivë, që dëmtojnë jetën e shëndetshme;■ përdor strategji të përshtatshme në situata të vështira fizike, psikike, emocionale dhe sociale.Fjalë kyçe:aktivitet fizik, stres, emocion, menaxhim, shëndet fizik dhe mendor.6

