Page 80 - Demo
P. 80


                                    EDUKIMI FIZIK 10Aktiviteti rekreativ dhe përfitimetÇdo aktivitet fizik dhe mendor që të argëton dhe të jep kënaqësi quhet rekreativitet. Aktivitetet rekreative mund të praktikohen vetëm, me familjen, me miqtë, ose në ekip. Pavarësisht se si praktikohen, pjesëmarrja në aktivitete rekreative sjell mjaft përfitime fizike, mendore dhe sociale. Aktiviteti rekreativ është një mënyrë praktike e kalimit të kohës, që ndikon pozitivisht në shëndetin e individit, pasi largon stresin, ul rrezikun e depresionit dhe të obezitetit.Aktiviteti rekreativ përfshin një gamë të gjerë veprimtarish të kohës së lirë si, aktiviteti fizik, sportiv, trashëgimia artistike e kulturore dhe ato aktivitete që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës, për shembull: vrapimi në natyrë, ecja me biçikletë, pikniku, peshkimi, ngjitja në mal, rrëshqitjet me ski, vëzhgimi i shpendëve, eksplorimi i botës përreth, noti, leximi, piktura etj.Pjesëmarrja në aktivitete rekreative, sportive apo kulturore, përmirëson shëndetin fizik, psikologjik dhe emocional, pra siguron një mirëqenie të shëndetit personal. Këto veprimtari mund t’ju mbrojnë nga disa lloje sëmundjesh kronike, duke përfshirë diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. Bashkë me rritjen e aktivitetit fizik, aktivitetet rekreative (sidomos ato në natyrë) rritin shanset për ndërveprim social. Ato shtojnë mundësitë që të njihni njerëz me interesa të përbashkët dhe ju ndihmojnë që të arrini më lehtë rezultatet apo qëllimet që i keni vënë vetes.Aktivitetet rekreative që zhvillohen në natyrë, ulin stresin, qetësojnë mendjen dhe nxitin të menduarit pozitiv. Në këtë mënyrë, ato sjellin edhe përfitime emocionale.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Çfarë kuptoni me aktivitet rekreativ mjedisor?2. Cilat janë disa nga përfitimet e veprimtarive në natyrë?VeprimtariDiskutoni mbi termat: kreativitet, kapacitet, bashkëpunim, ndryshim, veprimtari në komunitet.Aktivitet individualPlanifikoni një ekskursion në një zonë me tradita historike. Shkruani me detaje se çfarë ju nevojitet për kryerjen e kësaj veprimtarie. 78
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84