Page 81 - Demo
P. 81
Sporti dhe mjedisi Sot, togfjalëshi sporti dhe mjedisi është kthyer në një subjekt shumë të rëndësishëm për shkencëtarët, autoritetet, shoqatat sportive dhe grupet e interesit. Mbrojtja e mjedisit është bërë një temë e debatit global që nga Traktati i Kiotos, i vitit 1997. Ky traktat u mblodh mbi ndryshimin e klimës, duke bërë vendet përgjegjëse për të zvogëluar emetimin e gazeve serrë, të cilat u përcaktuan si shkaku kryesor i ngrohjes globale. Sporti përfaqëson një pjesë të rëndësishme të stilit tonë të jetesës, ndaj mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i tij në ambiente të pastra mjedisore, pa dëmtuar harmoninë e natyrës, është detyrë e të gjithëve. Shumë shoqata sportive kanë ndërtuar struktura profesionale dhe vullnetare, të cilat përfshijnë çështjet mjedisore në programet e tyre. Këto programe kanë të bëjnë me edukimin dhe ndërgjegjësimin sidomos të të rinjve, mbi dobinë, vlerat, përfitimet që kemi kur shfaqim vlera qytetare në lidhje me mjedisin e gjelbër, të pastër dhe funksional, por edhe me eksplorimin, kryerjen e sportit në natyrë, pa dëmtuar habitatet natyrore, duke ruajtur kështu ekuilibrat e zhvillimit natyror. Përdorimi i natyrës për qëllimet e sportit nuk duhet të dëmtojë peizazhin rural. Për këtë arsye, ata që planifikojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, duhet të marrin në konsideratë ruajtjen e mjedisit ekologjik të zonës përkatëse. Para se të ndërtohet një hapësirë për aktivitet rekreativ, fillimisht bëhet studimi i zonës (parashikimi sa mund të dëmtohen flora dhe fauna; mundësia e kufizimit të numrit të vizitorëve në këtë zonë, prerja e pemëve për hapjen e shtigjeve, ruajtja nga zjarret, ngritja e çadrave, tabelat orientuese, periudha e shtimit të zogjve apo kafshëve të tjera etj.). Në këtë mënyrë ruhet edhe natyraliteti i zonës. Ruajtja e ekuilibrit midis natyrës dhe rekreacionit është detyrë e të gjithëve. 5.2 Aktiviteti sportiv dhe sjellja ekologjikeNxënësi/ja:■ shpjegon rëndësinë e një mjedisi të gjelbër, të pastër dhe funksional;■ përshkruan veprimtari ekologjike që i shërbejnë komunitetit në shkollë e jashtë saj;■ sqaron vlerat e ekskursioneve dhe shëtitjeve në natyrë;■ kryen veprimtari në ndihmë të higjienizimit dhe mirëmbajtjes së ambienteve sportive.Fjalë kyçe:ambient sportiv, vetëdije, sjellje ekologjike, qytetarë të gjelbër, ekologjistë, përfitime, formë e mirë fizike.79

