Page 82 - Demo
P. 82


                                    EDUKIMI FIZIK 10Shëtitjet dhe ekskursionet në natyrëKrijimi i një ambienti të sigurt në shkolla apo në komunitet është detyrim i organeve kompetente arsimore dhe i organeve lokale. Kjo nuk do të thotë që detyra juaj është vetëm të ushtroheni. Ruajtja dhe kujdesi për to është detyrim i shkollës, i nxënësve të saj dhe komunitetit, duke treguar se jemi qytetarë të mirë e të përgjegjshëm.Shëtitjet dhe ekskursionet kanë jo vetëm vlera njohëse, por edhe vlera praktike për jetën (ju mësojnë të orientoheni, të lëvizni, të ndizni dhe fikni zjarre, të ruheni nga rreziku, të ngrini çadrat etj.)Shëtitjet dhe ekskursionet janë forma të turizmit dhe nënkuptojnë ecjet me këmbë në largësi jo shumë të mëdha, pranë parqeve, lumenjve, pyjeve, kodrave. Ato realizohen në grupe të vogla (me familjen, me miq etj.), apo të mëdha (me klasën, shkollën etj.). Shëtitjet mund të jenë 4-5 km ose 2-3 orë dhe kombinohen me pushime të herëpashershme.Ekskursionet, ndryshe nga shëtitjet, zhvillohen në grupe më të vogla dhe ecet në largësi deri 10-20 km në ditë. Gjatë ecjes ndalohet në vende historike, arkeologjike etj. Përpara nisjes për ekskursion përcaktohen rruga, rrezikshmëria, njohja e terrenit, burimet e ujit, ndihma e shpejtë apo mjetet e nevojshme si: ushqimet, lëngjet, aparati fotografik, mjete për të pushuar apo fjetur (çadrat, batanijet) etj.Kontrolloni njohuritë që keni marrë 1. Në ç’mënyrë mund ta dëmtojë mjedisin një aktivitet sportiv?2. Pse duhet të studiohet zona ku do të kryhet një aktivitet rekreativ?3. Përshkruani shëtitjet dhe ekskursionet në natyrë.4. Cilat janë vlerat e tyre?Diskutim “Strategjia e qasjes miqësore ndaj mjedisit”. Aktivitet individualHulumtoni në internet rreth skautizmit (jeta në gjirin e natyrës).80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86