Page 83 - Demo
P. 83
EDUKIMI FIZIK 1081Sportet e ujit dhe elementet teknikeSportet e ujit ndahen në: sporte individuale, ku zhytësi ose notari garon i vetëm; dhe sporte në skuadër (gara me varkë dhe futbolli nënujor). Disa nga sportet e ujit janë:• zhytja, sport ku notari kërcen nga platforma në ujë;• zhytja e sinkronizuar, e cila është një ndërthurje e notit, gjimnastikës dhe baletit;• notimi i stileve të ndryshme;• uaboba, e cila luhet me një top waboba në plazhe ose në pishina;• aerobia, gjimnastikë në ujë;• loja në ujë (water polo), sport që luhet në skuadër;• zhytja sportive;• futbolli nënujor;• hokeji nënujor;• ragbi nënujor; • qitja në shënjestër nënujore.Sportet që luhen në sipërfaqen e ujit janë:• ski në ujë (watersking), rrëshqitje me ski në sipërfaqen e ujit;• gara me varka;• bodyboarding është e ngjashme me sërfin, por bordi është më i vogël dhe sportisti (normalisht) qëndron i shtrirë mbi të;• vozitja me kanoe;• gara me Jet Ski;• gara me Kajakë;• parashutizmi me varkë;• sërfi, ku serfisti qëndron mbi bord dhe rrëshqet në dallgët e larta që formohen nga valët e erës. Ato mund të shkojnë deri në 30 metra lartësi.Sporte të rekreacionit ujor janë:• peshkimi, sporti i kapjes së peshkut;• zhytja rekreative, zhytja për hulumtimin e shpellave;• zhytja e thellë për zbulim arkeologjik nënujor;• zhytja poshtë akullit për hulumtim të botës nënujore etj.Noti është një sport individual ose ekipor, që kërkon përdorimin e krahëve dhe këmbëve për të lëvizur trupin përmes ujit. Noti konkurrues u bë popullor në shekullin XIX. Qëllimi i notit konkurrues të nivelit të lartë është që të thyhet rekordi personal ose botëror duke mundur kundërshtarët. 16 NJOHURI PLOTËSUESE6.1 Zgjeroni njohuritë mbi sportet që janë pjesë e programit shkollor

