Page 84 - Demo
P. 84
EDUKIMI FIZIK 1082Noti është pjesë e Sporteve Olimpike Verore dhe një nga disiplinat olimpike më të njohura. Notimi konkurrues përfshin: notin stil “shpinë”, stil “i lirë”, stil “flutur”, “me gjoks”. Mjaft popullor është edhe noti “bretkosë”.Sportet e borës dhe elementet teknikeNë përgjithësi, sportet e borës janë pjesë e Sporteve Olimpike. Ato ndahen në disa kategori:a) sportet e akullit; b) ski alpine, ski dhe snowboarding; c) garat nordike.Secila kategori sportive ka sportet e saj specifike. Sportet Olimpike Dimërore, që zhvillohen në ambiente të mbyllura, janë: Speed Skating, patinazh artistik, curling, dhe hokej mbi akull.Sportet dimërore më të njohura janë: patinazhi në akull, ski, udhëtim me sajë, snowboarding, snowmobiling, luge, sportet e ekipit, sportet rekreative.Luge është një nga sportet më të vjetra dimërore. Konkurrentët shtrihen në shpinë në një slitë të vogël, me këmbët e shtrira përpara, dhe garojnë me një shpejtësi që arrin deri në 140 km/h, pa frenuar.Klima e vendit tonë mundëson zhvillimin e sporteve dimërore (p.sh., sportin e skive). Ky lloj sporti, përveçse një përgatitje të mirë fizike, kërkon vullnet, guxim dhe shpirt gare. Kushti kryesor që të zhvillohet sporti i skive është prania e dëborës, e cila sipas specifikave të saj (e re, e butë, e lagët etj.) e ndihmon ose e pengon rrëshqitjen. Skitë janë disa llojesh: 1. ski sportive (ski vrapimi, ski sllallomi, ski kërcimesh); 2. ski turistike; 3.ski gjuetie; 4. ski transporti; 5. ski për fëmijë. Zgjedhja e shkopinjve është e rëndësishme, sepse e ndihmon skiatorin në mbështetje, ecje, vrapim dhe shtytje.Trajnimet për të mësuar skinë përfshijnë mësimin: e ecjeve (mësimi i hapave të njëpasnjëshëm, të njëkohshëm, të kombinuar); e kthimeve (kthim në kryqëzim, në pjerrësi të forta, kthim me kërcim me mbështetje në steka, kthim me kërcim pa steka); e ngjitjeve (me hap rrëshqitës të njëpasnjëshëm, me hap shkelës të njëpasnjëshëm, me gjysmë kurriz peshku, kurriz peshku, ngjitje me shkallë pjerrtas, me shkallë drejt); e zbritjeve (të drejta dhe diagonale, ku skiatori mban qëndrim të lartë, të mesëm, të ulët); mësimin e frenimit, kërcimit, akrobacive, atë të teknikave të startit, mbajtjen e ekuilibrit, rregullimin e frymëmarrjes dhe kujdesit në finish.Tenisi, pingpongu dhe badmintoniTenisi është një sport i veçantë e me rregulla komplekse. Ai është një sport rekreativ, që mund të luhet kundër një lojtari të vetëm (teke) ose midis dy ekipeve me nga dy lojtarë secili (dyshe). Në fillim, kur u luajt në Francën veriore në shekullin XII, topi goditej me pëllëmbën e dorës. Në shekullin XVI, lojtarët filluan të luanin me raketa. Ai u luajt fillimisht si një sport olimpik veror në Lojërat Olimpike të 1896-ës, mbajtur në Athinë. Femrat u lejuan të konkurronin në Lojërat Olimpike në vitin 1900. Kupa Davis, një garë vjetore midis ekipeve kombëtare të meshkujve, daton në 1900. Turneu i parë i tenisit profesional u zhvillua në vitin 1926, nga C.C. Pyle, me një grup lojtarësh të tenisit amerikan dhe francez. Profesionistët e hershëm më të spikatur ishin amerikani Vincent (Vinnie) Richards dhe francezja Suzanne Lenglen.Midis viteve 1928 dhe 1988, sporti i tenisit nuk u përfshi në programin zyrtar olimpik. 23

