Page 85 - Demo
P. 85
EDUKIMI FIZIK 1083Përfitimet nga sporti i tenisit janë të mëdha. Ai përmirëson funksionin metabolik duke rritur densitetin e kockave, rrit kapacitetin aerobik, përmirëson tonin e muskujve, forcën dhe fleksibilitetin, rrit kohën e reagimit dhe ul stresin.Pingpongu u shpik në Angli rreth shekullit XIX, nga elitat dhe ushtarakët, si një metodë argëtimi pas drekës. Si një sport profesional, ai filloi në vitet 1880, kur lojtarët e tenisit në natyrë, përshtatën lojën e tyre për të luajtur në ambiente të mbyllura gjatë dimrit.Pingpongu luhet me dy ose katër lojtarë. Përveç shërbimit fillestar, rregullat janë përgjithësisht si të lojërave me raketë. Loja është e shpejtë dhe kërkon reagime të shpejta. Disa nga përfitimet e pingpongut janë renditur më poshtë. • Përmirësim i koordinimit të syve dhe duarve (një lojë intensive e pingpongut stimulon vigjilencën, përqendrimin mendor dhe shkathtëson mendjen).• Përmirësim i reflekseve (për shkak të natyrës së shpejtë përmirësohen lëvizjet e muskujve).• Është sport i padëmshëm për nyjat (pingpongu është zgjedhja perfekte për njerëzit që kanë pasur probleme ose dëmtime me këmbët nga sporte të tjera).• Është një sport shoqëror (ndërveprimi social është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor). Mjeku i njohur, psikiatri dhe eksperti i imazheve të trurit, dr. Daniel Amen, e quan pingpongunsi “sporti më i mirë në botë për trurin”, sepse është shumë aerobik, përdor koordinimin sy-dorë dhe zhvillon reflekset. Pingpongu aktivizon njëkohësisht shumë fusha të trurit. Teksa ndjek topin, lojtari planifikon goditjet, strategjitë dhe njëkohësisht kryen lëvizje. • Pingpongu përmirëson ekuilibrin, qëndrimin e balancuar gjatë ndryshimit të shpejtë të drejtimit. Origjina e lojës së badmintonit daton të paktën 2000 vjet më parë dhe është luajtur në Greqinë e lashtë, Kinë dhe Indi. Badmintoni është një sport i njohur kryesisht në ShBA, por luhet edhe si një lojë zbavitëse në oborrin e shtëpisë ose në plazh. Raketa përdoret për të goditur një flutur mbi një rrjetë që ndan dy pjesët e fushës. Edhe pse mund të luhet me ekipe më të mëdha, format më të zakonshme të lojës janë “individuale” dhe “dyshe”.

