Page 87 - Demo
P. 87
EDUKIMI FIZIK 1085Këtë portofol do ta përdorni gjatë gjithë vitit shkollor. Në të do të paraqiten përpjekjet, progresi dhe arritjet tuaja në lëndën e Edukimit fizik.Portofoli i nxënësit përmban: dokumente dhe evidenca nga procesi i të nxënit (modele të detyrave, testeve, projekteve, prezantimeve, fotove etj.); reflektime (vetëvlerësime, vlerësime nga mësuesi/ja, prindi, nxënësit e tjerë).Ju do të koleksiononi këtu të gjitha detyrat që do të kryeni në veprimtaritë e dhëna për çdo mësim, vlerësimet e testeve të dhëna nga mësuesi/ja juaj, detyra me shkrim; punë krijuese; projekte; eksperimente; koleksione; prezantime; video të krijuara nga ju; prezantime multimediale; fotografi apo objekte të tjera digjitale të të nxënit; çmime; certifikata; përmbledhje javore të veprimtarive të kryera nga ju brenda dhe jashtë shkollës, udhëtime brenda apo jashtë atdheut për aktivitete sportive etj. Gjithashtu, në këtë dosje do të përfshihet edhe kartela juaj e matjeve antropometrike dhe e cilësive fizike, me qëllim ndjekjen e ecurisë suaj shëndetësore dhe sportive, jo vetëm nga mësuesi/ja por edhe nga prindërit.Mos harroni të përfshini në të albume me fotografi nga punë komunitare apo veprimtari altruiste për njerëz në nevojë, brezin e tretë, njerëz të prekur nga fatkeqësi natyrore etj., të cilat i keni kryer me shokët dhe shoqet e shkollës ose me familjarët tuaj. Portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit. Portofoli im1. Qëllimet e tuaa. Pse të pëlqen të ushtrohesh në sporte dhe aktivitet fizik?b. Çfarë sportesh dëshiron të ushtrosh konkretisht?c. Çfarë niveli synon të arrish?2. Ecuria jote në lëndën e Edukimit fizika. Si dhe ku të pëlqen të ushtrohesh në aktivitet fizik: vetëm, në grup, brenda shkollës apo jashtë saj?b. Cilat janë burimet e tua të informacionit: interneti; tekstet shkollore; librat e ushtrimeve; librat e punës; broshurat; atlaset; enciklopeditë; softuerë arsimorë; projekte apo studime të ndryshme; analiza apo libra të tjerë?3. Si do t’i zhvillosh aftësitë për jetën?(Edukimi për konsumim dhe kursim; respekti për veten dhe për të tjerët, toleranca, vetëpërmbajtja, aftësia për marrëveshje; vetiniciativa dhe përgatitjet për të ardhmen.)4. Cilat janë eksperiencat e tua në fushën e sportit dhe aktivitetit fizik në shkollë dhe jashtë saj?a. Cilat mendon se janë pikat e tua të forta?b. Po pikat e dobëta?c. Si mendon t’i përforcosh këto të fundit?6.2 Portofoli juaj

