Page 88 - Demo
P. 88
EDUKIMI FIZIK 1086Vetëvlerësim mbi nivelin e progresit se çfarë dini dhe çfarë mësuat në lëndën e Edukimit fizik, sporteve dhe shëndetit Zbulo nivelin e shëndetit tënd fizik, psikik, emocional dhe social.• Çfarë kupton me mirëqenie të plotë fizike?• A mendon se ke mirëqenie të plotë fizike? Argumento përgjigjen.• Çfarë kupton me mirëqenie psikike, emocionale dhe sociale?• A mendon se ke mirëqenie psikike, emocionale dhe sociale? Argumento përgjigjen.• Përshkruaj disa nga emocionet që përjeton gjatë aktiviteteve fizike-sportive brenda dhe jashtë shkollës.• Përshkruaj disa nga emocionet që përjeton pas këtyre aktiviteteve.• A mendon se i menaxhon siç duhet emocionet gjatë dhe pas aktiviteteve fizike-sportive brenda dhe jashtë shkollës?• A mund të identifikosh disa nga situatat stresuese dhe shenjat e stresit që shoqërojnë adoleshencën?• Çfarë situatash stresuese ke hasur gjatë këtij viti shkollor?• Cilët janë faktorët pozitivë që të ndihmuan për të përballuar streset?Zbulo aftësitë e tua për të ruajtur veten nga dëmtimet gjatë ushtrimit me veprimtari fizike-sportive.• Çfarë kupton me mbilodhje në veprimtaritë fizike e sportive?• A mund t’i identifikosh simptomat e mbilodhjes?• Cilët janë disa faktorë që parandalojnë dëmtimet nga mbilodhja?• A ndjek metoda të shëndetshme për ruajtjen nga mbilodhja? Cilat janë ato?• Sa e rëndësishme është të ushtrohesh në një mjedis të sigurt dhe pse?• A mund të shpjegosh konceptin e infrastrukturës në lëndën e Edukimit fizik?• A mund t’i analizosh shkaqet e dëmtimeve gjatë aktivitetit fizik-sportiv?• A je dëmtuar aktiviteteve të tilla gjatë këtij viti shkollor?• Cili mendon se ishte shkaku i dëmtimit? • A i zbaton rregullat për një aktivitet fizik të sigurt brenda dhe jashtë shkollës?• Po të tjerëve, a u kërkon që t’i zbatojnë ato?• Mund t’i identifikosh traumat që ndodhin gjatë aktiviteteve fizike-sportive?• A ke kryer orë praktike për t’u aftësuar në dhënien e ndihmës së parë në rast traume? Ku? Pse lëndimet e nyjave te femrat janë më të dukshme sesa te meshkujt?• Pse është e nevojshme nxehja para garës?• Pse është e nevojshme ftohja pas garës?Zbulo sa i/e aftë je për t’u kujdesur për trupin tënd.• Pse është e nevojshme të ushqehemi shëndetshëm gjatë adoleshencës?• Cilat janë disa nga vitaminat dhe kripërat minerale që kanë rëndësi jetike për trupin tonë?• Pse është shumë i rëndësishëm vakti i mëngjesit?• A e konsumon në mënyrë të rregullt mëngjesin?• Mendon se ushqyerja e shëndetshme ndikon në mirëqenien mendore, emocionale dhe fizike? 123

