Page 89 - Demo
P. 89
EDUKIMI FIZIK 1087• A mund tëidentifikosh disa nga faktorët që na pengojnë të bëjmë një jetë të shëndetshme?• Po ti, a ndjek ndonjë regjim të shëndetshëm të të ushqyerit për të pasur një peshë optimale?• A mund t’i llogaritësh të dhënat e tua antropometrike dhe të vlerësosh shëndetin tënd në tabelën e shëndetit? (Matja e IMT)Zbulo njohuritë që ke rreth dëmeve që i shkaktojnë trupit lëndët e varësisë.• Identifiko shenjat e varësisë nga duhani.• Identifiko shenjat e varësisë nga alkooli.• Identifiko shenjat e varësisë nga drogat e tjera.• Cilat janë pasojat që sjell përdorimi i drogave?• A merresh me aktivitet fizik-sportiv për të qëndruar larg drogave?• Ndërto disa fjali me këto fjalë kyçe: droga, substanca, varësi, pasoja, rrezikshmëri, sport, aktivitet, energji pozitive.Zbulo sa e vlerëson ndikimin e mjedisit në zhvillimin e qëndrueshëm. • Pse është i rëndësishëm aktiviteti në natyrë?• Trego disa cilësi dhe aftësi pozitive që zhvillohen nga veprimtaria në natyrë.• A mund të krijosh një plan të thjeshtë të një aktiviteti në natyrë?• Cila është rëndësia e një mjedisi të gjelbër, të pastër dhe funksional?• Trego disa veprimtari ekologjike që i shërbejnë komunitetit në shkollë e jashtë saj.• Çfarë vlerash marrim nga ekskursionet dhe shëtitjet në natyrë?• A ndjek veprimtari në ndihmë të higjienizimit dhe mirëmbajtjes së ambienteve sportive? • Krijo një ese përshkruese me këto fjalë kyçe: ambient sportiv, vetëdije, sjellje ekologjike, qytetarë të gjelbër, ekologjistë, përfitime, formë e mirë fizike.Zbulo se çfarë di mbi historinë e zhvillimit të edukimit fizik në botë dhe në vendin tonë.• A mund të përshkruash shkurtimisht zhvillimin e edukimit fizik në disa qytetërime, nëpërmjet fjalëve kyçe: edukim fizik, shoqëri njerëzore, antikitet, qytetërime, gjimnastika, përgatitje ushtarake, festa fetare, sporte, bukuri trupore, higjiena e trupit?• A ke luajtur ndonjëherë me role për të konkretizuar garat që kryheshin në antikitet? Si je ndier?• Përshkruaj historinë e kulturës fizike në vendin tonë.• Cila mendon se ishte periudha më e vrullshme e zhvillimit?• A ke luajtur ndonjëherë lojë me role, me temë: Lojërat e shqiptarëve në lashtësi? Si je ndier?Zbulo sa di mbi lojërat olimpike. • Shpjego shkurt historinë e Lojërave Olimpike Verore dhe Dimërore.• Përshkruaj simbolet olimpike dhe kuptimin e tyre.• A mund ta recitosh himnin olimpik? (shqip dhe anglisht)• Përshkruaj historikun e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Lojërat Olimpike.• A njeh sportistë olimpikë shqiptarë? Në çfarë sportesh (disiplinash) garojnë ata?Zbulo sa di mbi fitnesin dhe shëndetin.• A mund të shpjegosh me shkrim termin “fitnes”?• Ku qëndron, sipas teje, rëndësia e fitnesit?• Cilat janë disa nga karakteristikat e tij?45678

