Page 9 - Demo
P. 9
EDUKIMI FIZIK 10Ju keni shëndet të mirë mendor dhe emocional kur keni karakteristika pozitive të tilla, si:a. keni dëshirë për të jetuar, për të qeshur dhe për t’u argëtuar;b. kontrolloni stresin dhe tejkaloni problematikat e moshës;c. keni dëshirë të mësoni gjëra të reja dhe përshtateni sipas situatave;d. krijoni balancë midis të mësuarit dhe argëtimit, pushimit dhe aktiviteteve etj.;e. ndërtoni dhe ruani marrëdhëniet në grup;f. keni vetëbesim dhe respekt për veten dhe të tjerët. Faktorët që dëmtojnë jetën e shëndetshme 1. Faktorët biologjikë. Sipas studimeve, 75 për qind e nivelit të inteligjencës është gjenetike dhe pjesa tjetër varet nga faktorët mjedisorë, si shkollimi dhe grupet shoqërore.2. Eksperiencat jetësore. Eksperiencat jetësore si trauma apo abuzimi, neglizhenca prindërore, izolimi social që vjen si pasojë e të qenit introvert (i turpshëm) dhe bullizmi (kur shoqëria të detyron të vetizolohesh).3. Histori familjare me probleme social ekonomike (divorci, emigracioni i zgjatur i njërit prej prindërve, prindër të alkoolizuar, papunësia, diversiteti kulturor).Në adoleshencë, rëndësia e aktivitetit fizik dhe sportit lidhet me:a. Zhvillimin kognitiv, që ka të bëjë me zhvillimin e trurit, të aftësive të përpunimit dhe arsyetimit, apo me përdorimin e strategjive për mësimin.b. Zhvillimin emocional, që ka të bëjë me sigurimin e ekuilibrit emocional, ndjeshmërinë, motivimin dhe vetëvlerësimin.c. Zhvillimin social, që ka të bëjë me vetëzhvillimin, formimin e identitetit (identiteti gjinor, identiteti i përkatësisë në grup), marrëdhëniet (këto lidhen me marrëdhëniet familjare dhe ato romantike).d. Zhvillimin fizik, që ka të bëjë me aktivitetin fizik, gjumin e rregullt dhe cilësor, ndryshimet fiziologjike në zhvillim nga puberteti në adoleshencë, kujdesin për trupin, ushqyerjen e shëndetshme. Situatat stresuese që ndikojnë negativishtSipas Terry F. Pettijohn, stresi është një pasojë e pashmangshme e jetës, ndaj nesh ushtrohet presion i vazhdueshëm, përmes kërkesave të shumta, të cilave duhet t’u përshtatemi.muzikë jetë socialeushtrimerekreativitet prioritetemenaxhimi i kohës MENAXHIMI I STRESITjoga meditimterapi7

