Page 90 - Demo
P. 90


                                    EDUKIMI FIZIK 1088Zbulo sa di mbi teknologjinë sportive.• Përshkruaj historinë e teknologjisë sportive dhe rëndësinë e saj.• Përshkruaj disa nga aplikimet teknologjike dhe inxhinierike në sport.• A mund të shpjegosh rëndësinë e zhvillimit teknologjik sportiv për individët me aftësi të kufizuara?• Krijo një ese me temë sociale, ku të përdorësh këto fjalë kyçe: produkte, pajisje, proteza, zhvillim teknologjik, karrocë, gjymtyrë, mjete sportive, vegla sportive, komoditet, pjesëmarrje. Zbulo sa di mbi cilësitë fizike.• Shpjego me shkrim rëndësinë e cilësisë fizike të forcës. Ilustro me shembujt përkatës.• Shpjego me shkrim rëndësinë e cilësisë fizike të shpejtësisë. Ilustro me shembujt përkatës.• Shpjego me shkrim rëndësinë e cilësisë fizike të qëndrueshmërisë. Ilustro me shembujt përkatës.• Shpjego me shkrim rëndësinë e cilësisë fizike të fleksibilitetit. Ilustro me shembujt përkatës.Zbulo sa njohuri ke për sportet luftarake dhe rëndësinë e tyre.• Përshkruaj shkurt zhvillimin historik të një sporti luftarak që ke për zemër.• Çfarë rëndësie kanë sportet luftarake?Zbulo sa njohuri ke rreth vlerave estetike të kulturës fizike.• A mund të shpjegosh konceptin e kulturës fizike?• Identifiko përfitimet që sjell edukimi fizik dhe sportiv.• A ke krijuar një album me fotografi nga aktivitetet e tua fizike ose sportive në shkollë apo me familjen?Burimet e të nxënit.• Cilat nga burimet mësimore të mëposhtme ke përdorur për përgatitjen tënde në lëndën e Edukimit fizik, sporteve dhe shëndetit?Tekstet shkollore, librat e aktiviteteve dhe të ushtrimeve, librat e punës, broshura, interneti, enciklopedi, softuerë arsimorë, studime të ndryshme, projekte, analiza etj.Projekte të sugjeruara: Tema 1: Duhani, alkooli, drogat dhe performanca mësimore e sportive.Tema 2: Ndihma e parë në dëmtimet e aparatit lëvizor. Aftësi për jetën.Tema 3: Lojërat Olimpike në shkollën tuaj.Tema 4: Adoleshenca dhe sporti.Tema 5: Organizimi i një konkursi teorik dhe praktik mbi skoliozën dhe ushtrime për korrektimin e saj.Si kritere vlerësimi do të jenë:a. respektimi i afatit kohor për paraqitjen e detyrave;b. strukturimi korrekt sipas etapave dhe paraqitja estetike e materialit;c. saktësia shkencore në zbatimin e njohurive lëndore.Kartela individuale e nxënësit910111213
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94