Page 92 - Demo
P. 92


                                    Rekreativitet – çdo aktivitet fizik dhe mendor që të argëton dhe të jep kënaqësi.Veprimtaritë aerobe “me oksigjen” – ushtrimi aerobik është kur ai kryhet në prani të oksigjenit, si p.sh., ecjet, vrapimet në natyrë, notin, çiklizmin, ushtrimet në ujë, boksi, aerobia dhe kërcimet.Veprimtaritë anaerobe “pa oksigjen” – ushtrimi anaerobik është kur ai kryhet me ndalim për pak çaste të frymëmarrjes, si p.sh., ngritja e peshave për përmirësimin e forcës, sprintet, ngjitja e shkallëve pa ndalesë, pompat, kërcimet me litar etj.Overtraining – trajnim mbi mundësitë apo kapacitetin e sportistit, thënë ndryshe mbingarkesë.Cilësi konjitive – aftësi që kanë të bëjnë me procesin e njohjes, perceptimit etj., ose lidhen me proceset mendore të perceptimit, kujtesës, gjykimit dhe arsyetimit, në kundërshtim me proceset emocionale.Vlerësimi i VO2 – matja e aftësisë kardio dhe aftësia e qëndrueshmërisë, pra matja e sasisë maksimale të oksigjenit (VO2 max), që një person mund të përdorë gjatë ushtrimeve intensive. Është një matje e zakonshme, që përdoret për të vendosur qëndrueshmërinë aerobike të një atleti para ose gjatë stërvitjes.Artet marciale – janë quajtur sportet luftarake, ku praktikohen lëvizje të luftimit, siç është vetëmbrojtja etj. Ka më shumë se 170 arte marciale. Ato vijnë nga rajone të ndryshme në mbarë botën, por më së shumti e kanë origjinën nga Kina, Japonia dhe Koreja.Euforikë – gjendje shpirtërore, ku njeriu përfshihet nga ndjenja të forta e të tepruara gëzimi, lumturie, vetëkënaqësie. Ekologji – degë e biologjisë që merret me marrëdhëniet dhe bashkëveprimet midis organizmave dhe mjedisit të tyre, përfshirë organizmat e tjerë. Bashkësia e marrëdhënieve që ekzistojnë midis organizmave dhe mjedisit të tyre... Sjellje ekologjike – kur ne kujdesemi për mjedisin ekologjik: klimën, tokën, ujin dhe faktorët biotikë (ushqimi, sëmundjet etj.).Përkulshmëri - sinonim me elasticitet, fleksibilitet, që tregon aftësinë për të kryer lëvizje (me ose pa ndikim të jashtëm) me amplitudë optimale të muskujve dhe nyjave.FJALOR
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96