Page 10 - Demo
P. 10


                                    TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONETPërgjigjuni pyetjeve:1. Përse shërben programi Excel? Cilat janë përparësitë e tij?2. Diskutoni me shokët në klasë se në cilat lëndë mund ta përdorni Excel-in. Argumentoni përgjigjen tuaj duke dhënë dy shembuj konkretë.3. Përmend disa nga elementet kryesore të dritares së Excel-it dhe trego përse shërbejnë ato.4. Shpjego çfarë është referenca e celulës, jep disa shembuj.Libri i punës (Workbook). Kështu njihet një skedar i Excel-it. Një workbook përmban disa fletë pune (worksheet), të cilat mund të ndryshohen në varësi të sasisë së punës.Fleta e punës (Worksheet). Kështu quhet fleta e punës, e cila është në formën e tabelës, me kolona dhe rreshta.Kolonat. Ato janë të vendosura vertikalisht dhe emërtohen me shkronjat nga A-ja te Z-ja, më pas vazhdon me AA deri në AZ dhe kështu me radhë. Fleta e punës përmban gjithsej 16384 kolona.Rreshtat. Ato janë të vendosura horizontalisht dhe emërtohen me numrat nga 1 deri në 1048576.Celula (qeliza e punës). Kështu quhet ndërprerja e një rreshti me një kolonë. Çdo celulë mund të ruajë vetëm një vlerë të dhëne, e cila mund të jetë tekst, numër ose formulë.Referenca e celulës, ndryshe njihet si adresa e celulës dhe përbëhet nga shkronja e kolonës dhe numri i rreshtit, që identifikojnë një celulë të vetme, p.sh. ndërprerja e kolonës B me rreshtin 3 formon celulën me adresë B3.Zmadhim/zvogëlim së fletës së punës (Zoom) lejon të zmadhoni fletën e punës për ta parë më nga afër atë. Kontrolli i zmadhimit përbëhet nga një buton rrëshqitës, që mund të lëvizë majtas ose djathtas për të zmadhuar ose zvogëluar fletën e Excel-it. Gjithashtu, mund të përdorni butonat +/- për të rritur ose zvogëluar faktorin e zmadhimit. Paneli i kontrollitNjë nga elementet kryesore të dritares së Excel-it (fig. 6) është Shiriti i formulave (Formula Bar), i cili paraqet përmbajtjen e celulës aktive.Referenca (Name Box) tregon adresën e celulës aktive.Butoni i anulimit (Cancel) anulon të dhënat që shkruhen në celulën aktive.Butoni i futjes së të dhënave (Enter) vendos të dhënat që shkruhen në celulën aktive.Butoni i futjes së funksionit (Insert Function) vendos një funksion në celulën aktive.Shiriti i formulës (Formula Bar) tregon formulën që ndodhet në celulën aktive.Name Box Cancel Enter Insert function Formula BarFig. 6 Paneli i kontrollit8
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14