Page 102 - Demo
P. 102
Nxënësi/ja:IPodcast-i është një formë e medias digjitale, që përbëhet nga një seri episodesh në format audio dhe video në internet. Përdoruesit mund të abonohen dhe të shkarkojnë episode të ndryshme nëpërmjet internetit, duke i transmetuar në një kompjuter ose pajisje të lëvizshme mp3. Termi Podcast-i është një ndërlidhje midis “iPod” dhe “broadcast” (transmetim). Podcast-et në format audio kanë karakter të përafërt me programet radiofonike amatore. Ato mund të krijohen nga çdokush dhe mund të mbulojnë çdo çështje. Gjithashtu, mund të shihen ose dëgjohen duke përdorur kompjuterin apo çdolloj pajisje që mbahet në dorë, siç janë: mp3, PDA dhe celularët.Podcast-i është një mënyrë për të komunikuar informacionin. Ashtu si për çdo formë tjetër komunikimi, edhe për krijimin e një podcast-i duhet të mendojmë dhe për audiencën që do ta ndjekë. Një humorist, për shembull, i cili lëshon një podcast çdo javë, e bën këtë për të argëtuar publikun.Nëse doni të krijoni podcast-in tuaj, mjafton të krijoni një material me zë dhe me video, pastaj ta ndani atë me të gjithë. Mjetet që nevojiten për krijimin e një podcast-i janë: 1. kamera digjitale për të realizuar videot;2. mikrofon për të regjistruar zërin, duke krijuar kështu skedarë audio (shumica e kompjuterave, web-kamerave dhe video-kamerave digjitale kanë mikrofona të instaluar në to);3. software për të regjistruar dhe më pas për të edituar materialin tuaj. Ka shumë software të tilla (në këtë rast kemi përdorur Audacity, i cili mundëson përpunimin e audios dhe mund të shkarkohet falas nga interneti). Përdorimi i programit AudacityNë varësi të pajisjeve dhe software-ve që keni në laboratorin e shkollës, ju mund të krijoni një Podcast vetëm me zë ose me video. Gjatë kësaj veprimtarie praktike do të mësoni se si të regjistroni dhe të redaktoni (modifikoni: shkurtoni, zgjasni, përforconi etj.) një tingull, duke përdorur programin Audacity, i cili mund të shkarkohet nga interneti. Dy karakteristikat e tij kryesore janë: aftësia për të redaktuar atë që keni regjistruar dhe aftësia për të mbivendosur kolonat zanore njëra pas tjetrës (për shembull, ju mund të regjistroni zërin dhe më pas të vendosni muzikë në sfond). Regjistrimi i zërit duke përdorur Audacity-nPër të regjistruar zërin duke përdorur software-in Audicity, duhet të veproni si më poshtë:1. Në fillim shkarkoni software-in Audacity nga faqja e tij zyrtare: http://www.audacityteam.org/.2. Hapni programin Audacity, duke klikuar Start/All Programs/Audacity,ose duke klikuar dy herë ikonën Audacity në desktop.Krijimi i një Podcast-i duke përdorur Audacity njeh mënyrën e regjistrimit të sekuencave të shkurtra filmike dhe të transferimit të tyre në kompjuter.Bashkëbisedoni me shokët dhe përpiquni t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve: A keni dëgjuar për Podcast-et? Çfarë janë ato? A mund të krijoni ju një Podcast të thjeshtë? Si do të vepronit?Aktivitet:Audacity4.7100

