Page 103 - Demo
P. 103
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALE3. Shfaqet dritarja kryesore e programit Audacity (fig. 1).Në pjesën e sipërme të ekranit ndodhen menytë kryesore, të cilat shërbejnë për regjistrimin dhe përpunimin e audios duke përfshirë edhe butonat e kontrollit, që janë të njëjtë me ata të pajisjeve të ndryshme të medias (Pause, Play, Stop, Skip to start, Skip to end, Record). 4. Për të regjistruar, klikoni butonin me rrethin e kuq. 5. Për të ruajtur skedarin audio klikoni te File/Save project As... (fig. 3) Projektet e programit Audacity kanë prapashtesën .aup, që është formati specifik i këtij software-i, por ju mund ta ruani edhe si file .wav ose .mp3, sepse këto formate mund të transferohen lehtësisht në një pajisje dore, si mp3player ose celulari.6. Për të dëgjuar atë që keni regjistruar, klikoni File/Open dhe gjeni skedarin që doni të dëgjoni. Klikoni te butoni Play për të dëgjuar materialin zanor që regjistruat.Gjatë kohës që jeni duke folur me mikrofon, do të shikoni valën zanore që lëviz si në figurën e mëposhtme dhe kjo do t’ju ndihmojë të krijoni një ide për volumin. Bëni disa prova derisa të gjeni largësinë e duhur nga mikrofoni. Pasi të keni mbaruar, shtypni katrorin e verdhë për të ndaluar regjistrimin (fig. 2). 1. Shpjego me pak fjalë se çfarë është një Podcast.2. Përmend disa shembuj Podcast-esh.3. Krijo një material që përmban zë dhe video. Trego në çfarë formati e ke ruajtur atë.Fig. 1 Dritarja kryesore e programit AudacityFig. 2 Regjistrimi në AudacityFig. 3 Ruajtja e projektit në Audacity101

