Page 104 - Demo
P. 104
Nxënësi/ja:INjohja e Software-it Camtasia Studio regjistron një sekuencë audio ose audio-vizive.Ndodh që për të krijuar një projekt në një program të caktuar, ju duhet të zbatoni shumë komanda dhe të zgjidhni shumë opsione në to. Për t’ia treguar të tjerëve me fjalë sesi e realizuat projektin hap pas hapi është e vështirë, por gjithashtu është e vështirë dhe për t’u kuptuar nga të tjerët. Një mënyrë e mirë, e thjeshtë dhe e shpejtë për ta shpjeguar këtë është krijimi i videove nëpërmjet programit Camtasia. Aktivitet:Camtasia Studio është një paketë software-esh, e krijuar dhe e publikuar nga kompania TechSmith, që shërben për krijimin e videove të ndryshme. Ky program na mundëson të bëjmë regjistrime të një aplikacioni, prezantimi PowerPoint-i, website-i, audioje, lëvizjes së kursorit etj. Hapësira e ekranit që do të regjistrohet, mund të zgjidhet sipas dëshirës dhe regjistrimet audio ose multimediale mund të bëhen në të njëjtën kohë ose të shtohen veç e veç nga çdo burim tjetër dhe të integrohen në materialin e krijuar në Camtasia. Camtasia përbëhet nga dy përbërës kryesorë: Camtasia Recorder dhe Camtasia Editor.• Camtasia Recorder shërben për regjistrimin (kapjen) e ekranit me audio dhe video. Në Camtasia Recorder, prezantuesi mund të fillojë dhe të ndalojë regjistrimin me një shtypje butoni në çdo kohë. Lloji i formatit të skedarëve të krijuar në Camtasia Recorderështë CAMREC. Këta skedarë mund të ruhen në disk ose të importohen drejtpërdrejt në përbërësin Camtasia Editor për t’u redaktuar më tej. Camtasia Recorder lejon regjistrimin audio, ndërkohë që filmimi i ekranit është në zhvillim e sipër, kështu që prezantuesi mund të kapë transmetimin e drejtpërdrejtë gjatë një demonstrimi ose prezantimi. • Camtasia Editor shërben për krijimin e multimedias me ndërfaqe kohore (timeline) për administrimin e klipeve të shumëfishta. Nëpërmjet tij mund të importohen objekte multimediale të formateve të ndryshme (mp4, avi, bmp, gif, jpeg, wav etj.) në bibliotekën e klipeve (Media Bin) dhe më pas të renditen në shiritin e kohës. Mund të shtohen aty edhe tipare të ndryshme, duke përfshirë cilësimet e përcaktuara nga përdoruesit të shoqëruara me efekte të ndryshme. Në këtë mësim do të shpjegojmë versionin Camtasia Studio 9. Para se të filloni regjistrimin, duhet të keni parasysh që kompjuteri duhet të jetë i pajisur me webcam, në mënyrë që të realizoni regjistrime audio-vizuale. Si fillim duhet të shkarkoni programin Camtasia Studio në kompjuter dhe në faqen që do të hapet, klikoni New Project (fig. 1). Hapet dritarja e punës (fig. 2) e cila përmban: • shiritin e menyve (File, Edit, View, Play, Help);• panelin e mjeteve dhe komandat e nevojshme për editimin e videove dhe shtimin e efekteve të ndryshme, si dhe vizorja e kohës (timeline).Fig. 1 Krijimi i një projekti të ri4.8102

