Page 105 - Demo
P. 105
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALE Krijimi i një projekti të ri Për të krijuar një projekt të ri klikoni File/New Project. Ndërsa për të nisur regjistrimin e ekranit klikoni butonin .Kur hapet dritarja e regjistrimit (fig. 3) duhet të ndiqni këta hapa:1. Zgjidhni zonën e regjistrimit (Select Area).Full screen shërben për të regjistruar të gjithë hapësirën e ekranit, ndërsa Custompër të regjistruar një pjesë të tij.2. Zgjidhni hyrje të tjera (Recorded inputs) për të regjistruar së bashku me ekranin. Opsionet përfshijnë kamerën (Webcam), audio mikrofon dhe audio të sistemit. Përzgjidhni shigjetën poshtë ose shigjetat e dyfishta pranë secilës për të zgjedhur një mikrofon ose webcamspecifike.3. Për të filluar regjistrimin, shtypni butonin rec ose F9.Për ta ndaluar, shtypni butonin Stop ose F10 (fig. 4).Për të ruajtur punën e realizuar klikoni butonin Savedhe zgjidhni zonën ku doni ta ruani atë, si dhe emrin e skedarit. Skedari i punuar në programin Camtasia Studio ka prapashtesën .trec ose .camrec. Që të jetë i lexueshëm në programe të tjera, ai duhet të ruhet në formate të tjera si: MP4, AVI, MPEG, WMV etj.1. Cilët janë përbërësit kryesorë të programit Camtasia Studio. Shpjego secilin prej tyre.2. Hap një program ose aplikacion që ke në kompjuter dhe nëpërmjet programit Camtasia regjistro ekranin për disa minuta.1 2 3Fig. 2 Dritarja kryesore e programit Camtasia StudioFig. 3 Dritarja e regjistrimitFig. 4 Ndalimi i regjistrimit103

