Page 106 - Demo
P. 106
Nxënësi/ja:IPërpunimi nëpërmjet Camtasia Studio realizon një video me metrazh të shkurtër dhe e ndan me të tjerët.Në mësimin e kaluar patë disa nga komandat kryesore për të bërë regjistrime të shkurtra, ku mund të shtoni dhe zërin. Nëpërmjet ikonës File/New Project mund të hapni një projekt të ri dhe ta ruani atë nëpërmjet komandës Save As. Në këtë mësim do të shikoni se si t’i pasuroni kolazhet me pjesë të tjera që keni krijuar apo importuar. Media Bin dhe Library ju ndihmojnë për të pasuruar videot tuaja.Aktivitet: Hapja e një projekti ekzistuesPër të hapur projektin që keni ruajtur, mjafton të klikoni File/Open Project.Në dritaren që hapet, zgjidhni projektin dhe klikoni butonin Open.Më tej mund të bëni ndryshime ose mund të shtoni regjistrime të reja që keni ruajtur më parë në Library. Redaktimi i pjesës së regjistruarShpesh, kur regjistroni, keni pak kohë bosh në fillim dhe në fund të regjistrimit. Për të hequr përmbajtjen shtesë, tërhiqni fundin e klipit nga ana e majtë. Nëse shkurtoni më shumë seç duhet, mjafton të tërhiqni sërish klipin për të rivendosur pjesën e videos që shkurtuat.Është mirë të theksohet se çdo redaktim që bëni në timeline, nuk do të ndikojë në regjistrimin tuaj original, që ndodhet në Media bin. Prerja e një pjese të regjistruarRrëshqisni dorezën e kuqe ose të gjelbër në shiritin e kohës për të zgjedhur zonën që do të hiqet, pastaj klikoni butonin cut për të hequr seksionin. Shfaqet një vijë e ndërprerë, që tregon se ku është bërë prerja. Nëse bëni një përzgjedhje dhe dëshironi ta luani sërish atë, duhet të klikoni dy herë mbi playhead.Për të shtuar ilustrime në videot tuaja, që të kenë tituj tërheqës, shënime, apo efekte të shumta, duhet t’i klikoni dhe t’i tërhiqni ato nga paneli i mjeteve në timeline ose në dritaren e punës. Nëpërmjet vizores zgjidhni se kur dëshironi që të shfaqet kolazhi i zgjedhur, pra në cilën minutë. Për këtë mjafton ta rrëshqisni imazhin brenda zonës ku është vizorja (fig. 1).Fig.1 Editimi i pjesës së regjistruar4.9104

