Page 107 - Demo
P. 107
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALENdërkohë, nëse keni dëshirë të shtoni ende hapësirë në kolazhin tuaj, duhet të shtoni disa file, që në programin Camtasia quhen Track. Aktualisht keni 3 të tilla dhe nëse dëshironi të shtoni edhe një tjetër, klikoni te +, zgjidhniInsert Track dhe automatikisht do të shtohet një i katërt (fig. 2). Gjithashtu, nëse dëshironi që kolazhit/videos tuaj t’i shtoni edhe media të tjera, mjafton të përdorni butonin Import Media (fig. 3).Kjo komandë ju lejon të zgjidhni file-t që dëshironi të përfshini në projektin tuaj. Për këtë duhet:1. të klikoni Choose File;2. më pas klikoni Import Media; 3. në kutinë që do të hapet, klikoni file-in që dëshironi;4. më tej klikoni Open dhe kështu file-i do të vendoset në Clip Bin;5. në fund mund ta tërhiqni që aty dhe ta vendosni në hapësirën kohore që dëshironi. Ndaje (Share)Kur të jeni gati për të prodhuar ose ndarë videon tuaj, klikoni butonin Share në këndin e sipërm, në të djathtë të redaktorit (fig. 4), më pas zgjidhni një nga opsionet:• Local File, destinacionin ku do të zgjidhni skedari.• Screencast.com është një vend për të ngarkuar, administruar dhe shpërndarë me cilësi të lartë videot, prezantimet dhe imazhet. Me Screencast.com mund të: 1. kontrolloni të drejtat për përmbajtjen e videos suaj dhe të vendosni nivelet e privatësisë për të kontrolluar se kush mund ta shikojë atë; 2. ruani cilësinë origjinale të saj; 3. lejoni shikuesit të komentojnë për videon tuaj; 4. ndani (Share) përmbajtjen dhe u jepni shikuesve një lidhje (link) për të në MediaRoll ose RSS feed.Gjithashtu mund të zgjidhni opsione të ndryshme për të ndarë videon me të tjerët si p.sh.:• Vimeo - është një website ku mund të ngarkoni video, t'i ndani apo t'i shihni ato.• YouTube - mund të ndani drejtpërdrejt në llogarinë tuaj në YouTube. • Google Drive - mund të ndani drejtpërdrejt në llogarinë tuaj në Google Drive.1. Krijo një kolazh rreth 2 minuta, ku të kesh vendosur foto, video dhe muzikë, duke u bazuar në një temë e historisë, me kriter rendin kronologjik të ngjarjeve.Fig. 3Fig. 2 Shtimi i hapsirave në regjistrimFig. 3 Shtimi i mediave të tjera në videoFig. 4 Ndarja e videos me të tjerët105

