Page 108 - Demo
P. 108
Nxënësi/ja:INdërveprimi në multimedia mëson si të ndërveprojë në multimedia.Një nga mënyrat e ndërveprimit të njeriut me kompjuterin është nëpërmjet tastierës ose mouse-it (fig. 1) duke zgjedhur menutë dhe duke dhënë komandat e duhura. Trego forma të tjera se si ti ndërvepron në përditshmëri me pajisjet elektronike që të rrethojnë si: celularin, televizorin, laptopin, lojërat elektronike, makineritë për pagesa (Pay&Go, fig. 2) etj.Aktivitet:Zhvillimi i multimediesPara viteve ’90 mediat tradicionale, siç janë televizioni dhe kinemaja, kishin një audiencë e cila thjesht shikonte dhe dëgjonte transmetimet televizive pa pasur asnjë mundësi për të lundruar ose për të marrë pjesë në to. Me zhvillimin e internetit media ndërvepruese filloi të zëvendësonte modelin tradicional të komunikimit të njëanshëm, ku roli i përdoruesit ndryshoi nga ai i vëzhguesit në pjesëmarrës. Media ndërvepruese konsiderohet gjenerata e ardhshme e sistemeve elektronike të informacionit.Ndërveprimi kompjuter - njeri (zakonisht i njohur si HCI) merret me hartimin dhe përdorimin e teknologjisë kompjuterike, të përqëndruar në ndërfaqet ndërmjet njerëzve (përdoruesve) dhe kompjuterave apo pajisjeve të tjera multimediale. Njerëzit bashkëveprojnë me kompjuterat në shumë mënyra; ndërfaqja midis njerëzve dhe kompjuterave është vendimtare për të lehtësuar këtë ndërveprim.Çdo sistem elektronik i ofruar nga kompjuteri, që lejon përdoruesin të kontrollojë, kombinojë dhe manipulojë lloje të ndryshme të mediave (si: tekstin, zërin, videon, grafikën kompjuterike dhe animacionin) quhet multimedia ndërvepruese. Aplikacionet desktop, shfletuesit e internetit, kompjuterat e dorës dhe kabinat kompjuterike përdorin ndërfaqet grafike të përdoruesit (GUI). Gjithashtu ekzistojnë dhe ndërfaqet e përdorimit të zërit (VUI) për sistemet e njohjes dhe sintetizimit të fjalëve.Më poshtë jepen disa lloje të zakonshme të medias ndërvepruese (interactive):Application software: Programet aplikative janë një klasë e programeve të dizenjuara për t’u përdorur nga njerëzit. Ndryshe nga sistemet që synojnë kryesisht të zbatojnë automatizimin, kontrollet dhe përpunimin e të dhënave që nuk kanë nevojë domosdoshmërisht për një ndërfaqe përdoruesi, programet aplikative e bazojnë punën e tyre në ndërveprimin me përdoruesin (fig. 3). Games: Lojërat e sotme përziejnë mjediset virtuale dhe fizike. Videot e tyre përfshijnë reagimet që shoqërojnë lojtarin në rastet kur ai humb në lojë. Reagimet mund të jenë një goditje, një dridhje ose një tingull i caktuar (fig. 4).Fig. 1 Ndërveprimi i njeriut me kompjuterinFig. 2 Aparatet për pagesaFig. 3 Programet aplikativeFig. 4 Shembull loje elektronike4.10106

