Page 109 - Demo
P. 109


                                    TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALEPublikime: Të tilla publikime janë ato faqe interneti që i lejojnë përdoruesit të lundrojnë, komunikojnë dhe të marrin pjesë në të.Media sociale: Të tilla janë komunitetet digjitale, të cilët i lejojnë mediat të lundrojnë, ndahen dhe krijohen.Realiteti virtual: Realiteti virtual (VR) është një eksperiencë ndërvepruese e krijuar nga kompjuteri, e cila zhvillohet brenda një ambienti të simuluar, që përfshin kryesisht audio dhe video, por edhe lloje të tjera të reagimeve shqisore, si kontakti me prekje. Ky mjedis inkurajues mund të jetë i ngjashëm me botën reale ose mund të jetë fantastik, duke krijuar një përvojë që nuk është e mundur në realitetin fizik të zakonshëm. Ky mjedis shikohet nëpërmjet pajisjeve, si: ekran LCD, projektor, televizor ose pajisjet që vishen si helmeta (HMD), syze etj, (fig. 5).Disa nga pajisjet kryesore që përdoren në realitetin virtual janë:Head-mounted display: Shkurt njihet si HMD ose helmeta dhe është një pajisje e ekranit. Pajisja vihet në kokë si një përkrenare, që ka një ekran të vogël optik para syve. Një HMD ka shumë përdorime, përfshirë jo vetëm lojërat, por edhe aviacionin, inxhinierinë, mjekësinë etj. (fig. 6). Motion tracker: Është gjurmuesi i lëvizjes me të cilin mund të gjurmoni lëvizjen e një objekti dhe pastaj të aplikoni të dhënat gjurmuese për atë lëvizje në një objekt tjetër (fig. 7). Space ball: Është topi i hapësirës i cili lejon që objektet komplekse të pozicionohen dhe të rrotullohen në hapësirën tredimensionale (fig. 8).Data glove: Është doreza e të dhënave e cila është një pajisje ndërvepruese. Ajo mbahet në dorë dhe lehtëson ndjeshmërinë e prekjes dhe kontrollin e lëvizjeve të vogla në robotikë dhe në realitetin virtual (fig. 9). Body suit: Është një kostum i plotë trupor me sensorë të integruar, që ju lejon të ndjeni realitetin virtual (fig. 10).1. Çfarë është ndërveprimi kompjuter - njeri? Jep disa shembuj të ndërveprimit të njeriut me kompjuterin.2. Çfarë quajmë multimedia ndërvepruese?3. Jep disa shembuj të multimedias ndërvepruese, që keni në qytetin tuaj apo keni parë në qytetet që keni vizituar.Fig. 5 Realiteti virtualFig. 9 Doreza e të dhënave Fig. 10 Kostum me sensorëFig. 7 Gjurmuesi i lëvizjesFig. 8 Topi i hapsirësFig. 6 Kaskë audio vizuale107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113