Page 11 - Demo
P. 11
Nxënësi/ja:2.1 IFormulat në Excel shpjegon veprimet në lidhje me formulat.Ju është dhënë një listë produktesh dhe çmimet përkatëse për secilin prej tyre. Ju duhet të llogaritni vlerën e secilit dhe më pas shumën e eurove që duhet të shpenzoni duke shtuar dhe tatimin 20%. Si do të vepronit për të gjetur një mënyrë më të shkurtër dhe më të shpejtë për të llogaritur shumën pa bërë veprime për secilin artikull?Aktivitet:FormulatNë programin Excel mund të kryejmë llogaritje të ndryshme matematikore përmes formulave të ndryshme. Formula fillon gjithmonë me shenjën e barazimit (=) dhe përmban këto përbërës: vlerën, referencën e qelizave, funksionet, operatorët (fig. 1).Vlerat mund të jenë numerike (p.sh. 125) dhe string-e (vargje me fjalë, si p.sh. Teknologjia).Referencat e qelizës. Një referencë identifikon një qelizë ose një varg qelizash në fletën e punës (worksheet) dhe i tregon Excel-it se ku duhet të shikojë për vlerat dhe të dhënat, që do të përdoren në formulë. Në tabelën 1 jepen disa shembuj referencash.Tabela 1 Shembuj referencash Shembuj ReferencaQeliza që ndodhet në kolonën C, rreshti 3 C3Vargu i qelizës që ndodhen në kolonën A dhe në rreshtat 1 deri 5 A1:A5Vargu i qelizave nga kolona A deri në kolonën D dhe nga rreshti 2 deri në rreshtin 8 A2:D8Të gjitha qelizat që ndodhen në kolonat B deri në F B:FTë gjitha qelizat që ndodhen në rreshtin 3 deri në rreshtin 8 3:8Funksionet bazë që ofron programi Excel janë: shuma (sum), mesatarja (average), minimumi (min), maksimum (max), llogarit (count) etj.Funksioni i tyre jepet në tabelën 2.Tabela 2 Shembuj funksioneshLloji i funksionit PërshkrimiSum ( ) Mbledh vlerat e disa qelizaveMax ( ) Përcakton vlerën më të madheMin ( ) Përcakton vlerën më të vogël Count ( ) Shërben për të gjetur numrin e qelizave me të dhënaAverage ( ) Gjen mesataren aritmetike të disa numrave=Sum(B2:B5)*11%Referencat e celulësFunksioni OperatoriVlerë konstanteFig. 1 Sintaksa e formulës 1.29

