Page 111 - Demo
P. 111
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALEprezantoni. Nëse dëshironi të ndryshoni renditjen e tyre, mjafton t’i rrëshqisni file-t brenda shiritit sipas rendit që i dëshironi.Nëpërmjet ikonës Preferences (fig. 3) ju vendosni efektet që dëshironi t’i shtoni prezantimin tuaj si dhe hapësirën kohore midis slide-ve.1. Realizo një prezatim rreth historisë së qytetit tënd të lindjes duke përdorur Slidedog.com. Prezantimi duhet të ketë një dokument në Excel, një dokument të realizuar në Power Point dhe një dokument në Word. Prezantoje atë në klasë dhe kërko nga shokët të japin një feedback rreth prezantimit tënd. Ndërkohë në komandën File (fig. 4) ju mund të shtoni file, të hapni një prezantim të krijuar më parë në SlideDog, të ruani prezantimin tuaj në Slidedog, të vendosni nëse doni të merrni informacion nga faqet e web-it apo të eksportoni file.Gjithashtu, duke zgjedhur Add item to Playlist/Interactive/Feedback, ju mund të realizoni një sondazh online, se sa i pëlqyer ishte prezantimi nga audienca. Në kompanitë që kujdesen për trajnimin e personelit apo agjencitë që rekrutojnë trajnues, kërkohet gjithnjë të dihet sesa efektiv ka qenë trajnimi. Nëpërmjet rubrikës interactive ju mund të zgjidhni nëse doni feedback nëpërmjet pyetësorit apo doni që ta masni atë nëpërmjet grafikëve. Kjo rubrikë ndihmon që të realizohet në një kohë të shkurtër një vlerësim real i trajnimit. Për të hapur prezantimin tonë mjafton të klikojmë në START SHOW.Fig. 3 Shtimi i efekteve në prezantimFig. 4 Grupi i komandave për modifikimin e prezantimit109

