Page 115 - Demo
P. 115


                                    Nxënësi/ja:2.1 IIQëllimi i karrierës mëson çfarë është karriera dhe qëllimin e saj.A e ke menduar se çfarë do të studiosh apo punosh në të ardhmen? Kur e ke marrë atë vendim dhe pse? Kush të ka përkrahur në këtë vendimmarrje? Diskuto me shokun/shoqen për këtë çështje.Aktivitet: KarrieraMe nocionin karrierë kuptojmë mësimin, angazhimin dhe zhvillimin e dikujt në edukim dhe në punë. Njerëzit, deri pak vite më pare, kanë zgjedhur një profesion, janë arsimuar dhe tërë jetën e tyre kanë punuar në atë profesion. Kjo do të thotë që ata kanë kryer studimet për atë profesion dhe më pas, gjatë jetës së tyre kanë punuar në atë profesion, pa e ndryshuar atë si dhe pa u zhvilluar më tutje. Sot jetojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha, kur teknologjia dhe globalizmi kanë përfshirë çdo hallkë të jetës. Profesionet çdo ditë pësojnë ndryshime. Kjo ka bërë që edhe koncepti i karrierës të ndryshojë. Sot njerëzit duhet të edukohen, punojnë, por edhe të angazhohen që të zhvillohen profesionalisht. Madje, zhvillimet teknologjike kanë bërë që njerëzit përgjatë jetës së tyre të ndryshojnë profesionet jo një, por edhe më shumë herë. Pra, sot karriera jo vetëm që duhet të ndërtohet, por edhe duhet të zhvillohet.Ne edukohemi dhe aftësohemi për një profesion të caktuar dhe presim që të punësohemi në atë profesion. Por si është tregu i punës? Si të vendosim për profesionin që duam? Cilat janë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për punonjësin/en e shekullit XXI? Çfarë dege të zgjedh në shkollë të lartë për të qenë i suksesshëm? Cilat janë sfidat që përballen sot, kompanitë? Cilat janë shkathtësitë më të nevojshme në tregun e punës? Këto pyetje lindin shpesh gjatë kohës që jemi gjimnazistë. Si zhvillohet karriera?Këto janë disa nga pyetjet me të cilat përballen të rinjtë në kohët e sotme. Zgjidh punën që dashuron dhe asnjë ditë të jetës tënde nuk ke për të punuar.KONFUCI5.1Fig. 1 Karriera dhe profesionet113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119