Page 116 - Demo
P. 116
TEMA 5 KARRIERA IMESecili nga ne ka qëllime për të arritur diku. Qëllimet mund të jenë personale dhe profesionale. Qëllime personale janë për shembull: për një vit do të humbas 10 kilogramë, për tre muaj do të kursej 50 EUR etj. Kurse qëllime profesionale mund të jenë: do të kryej fakultetin që të bëhem jurist, do të filloj trajnimin për të mësuar gjuhën angleze etj. Qëllimet profesionale ndihmojnë krijimin dhe zhvillimin e karrierës për të përmirësuar mirëqenien tonë, domethënë për t’u punësuar dhe për të marrë pagën e dëshiruar. Në shekullin XXI, kompanitë e punësimit kanë nevojë të kenë punonjës që zotërojnë aftësitë që i nevojiten punëve të këtij shekullit. Më të rëndësishmet janë: a) aftësitë e të mësuarit dhe inovacionit; b) aftësitë informatike mediatike dhe teknologjike; c) aftësitë për jetën dhe karrierën. Për këtë arsye, është e rëndësishme që nxënësit të kenë qëllime të qarta profesionale për t’u aftësuar në fushat ku ata kanë potencial. Ky qëllim është i lidhur ngushtë me profesionin tuaj, respektivisht me mësimet, trajnimet që do të kryeni. Zhvillimi i aftësive të caktuara për punë është me rëndësi në këtë kontekst sepse e forcon bindjen tuaj për zhvillim dhe orientim në karrierë. Fig. 2 Profesionet e së ardhmes1. Cili është qëllimi yt personal?2. Cila është lënda që e mësoni më me ëndje? Trego arsyen pse.3. Çfarë të pëlqen të studiosh?Realizoni një projekt kurrikular, ku të kërkoni në internet, si dhe duke përdorur Multimedian, të tregoni cilat do të jenë shkathtësitë më të kërkuar në shekullin e XXI. A) Shpjegoni si lidhen këto shkathtësi me profesionet që njihni?B) Cilën nga shkathtësitë zotëroni më mirë dhe si mund ta zhvilloni atë gjatë studimeve tuaja? Përgatisni argumentet për secilën pyetje. Diskutoni më pas gjetjet me mësuesen/in dhe shokët ose shoqet në shkollë.Ushtrohu:114

