Page 117 - Demo
P. 117


                                    Nxënësi/ja:2.1 IIShkathtësitë dhe ndërlidhja e tyre me karrierën identifikon njohuritë dhe shkathtësitë personale.Tregoni cilat janë njohuritë dhe shkathtësitë që kanë qenë të nevojshme për punë në kohët e lashta dhe sot. Identifikoni nëse ka ndonjë shkathtësi që ka qenë e nevojshme për punë në kohët e lashta dhe që e njëjta nevojitet edhe sot. Si është zhvilluar ajo shkathtësi? Aktivitet:Kosova njihet si vendi me popullatën më të re në Evropë, por edhe me shkallën pothuajse më të madhe të papunësisë. Sipas hulumtimit të vitit 2015 papunësia në Kosovë, në përgjithësi, është 35.3%, kurse më e larta është për grupmoshat 15-24 vjeç. Arsyet e papunësisë janë të ndryshme, por ndër kryesoret janë se mungon informimi dhe edukimi i duhur për përgatitjen e të rinjve për punë. Gjithashtu në shumë raste mungon profesionalizmi i duhur, por edhe shkathtësitë e duhura. Shkathtësitë mund të jenë të ashtuquajtura të rënda dhe të lehta. Shkathtësitë e rënda janë Kur identifikoni shkathtësitë tuaja duhet të jeni të sinqertë me veten tuaj. Kujtoni që identifikimi i sinqertë i shkathtësive do të thotë qëllim i saktë dhe sukses në karrierë.Këshilla  Përkufizim: Shkathtësi konsiderohet aftësia që nevojitet për të kryer suksesshëm një punë të caktuar brenda një kohe të caktuar.specifike, të mirëdefinuara dhe janë të matshme. Të tilla janë: përfundimi i studimeve për jurist/e, pasi është diploma që e vërteton këtë shkathtësi; njohja dhe shfrytëzimi i programeve software e të tjera. Kurse shkathtësi të lehta janë cilësitë personale, që janë të nevojshme për sukses në punë. Të tilla janë: komunikimi, motivimi, kreativiteti, bashkëpunimi e të ngjajshme si këto. Dallojmë edhe shkathtësitë personale, sociale, jetësore, të punës, sportive e të tjera.5.2ShkathtësitëAnalitike Zgjidhje të problemeve komplekseVendimmarrjeKrijueseKomunikueseBashkëpunueseTë menduarit kritik115
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121