Page 118 - Demo
P. 118


                                    TEMA 5 KARRIERA IMESot kërkohen studentë të përgatitur për mjediset e ndërlikuara e punës të shekullit XXI. Aftësitë që duhet të zhvilloni gjatë kohës së gjimnazit për të qenë të suksesshëm janë: a) krijimtaria dhe inovacioni; b) të menduarit kritik dhe problem-zgjidhës; c) komunikimi dhe bashkëpunimi. Falë zhvillimit të shpejtë të teknologjisë, sot kërkohen gjithnjë punonjës që kanë ide novatore për të zgjidhur probleme. Ndaj është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë zhvillimit të aftësive të duhura për jetën dhe karrierën.LISTA E SHKATHTËSIVE TË LEHTA:Shkathtësia PërshkrimiKomunikim (me gojë dhe shkrim) Aftësi për komunikim konstruktivKreativitet Aftësi për ide kreativeBashkëpunim Aftësi për të punuar me kolegë/e në ekip për një çështje të caktuarTë menduarit kritik Aftësi për analizë dhe vlerësim objektiv për një çështje të caktuarAftësi informatike Aftësi për të shfrytëzuar pajisjet teknologjikeAftësitë në vendimmarrje Aftësi për të marrë vendime në momente të caktuara dhe rreth një çështjeje të caktuarNdershmëri Virtyte të sjelljes së ndershme, pa gënjeshtra, i/e besueshëm/e, i/e paanshëm/e etjAftësi e të dëgjuarit Aftësi për të dëgjuar të tjerëtAftësi negocimi Aftësi për të negociuar rreth një çështjeje të caktuar, kur ekzistojnë diferenca në mes teje dhe të tjerëve Aftësi në zgjidhjen e problemeve Aftësi për të analizuar dhe zgjidhur problemet e ndryshmeNdjenjë përgjegjësie Aftësia për të marrë përjegjësinë në sukses dhe në dështim, kur udhëheqim projekteEtikë në punë Aftësi për tolerance dhe mirëkuptim me të tjerëtAftësitë analitike Aftësi për të analizuar projektet e ndryshmeAutonomi Aftësi për të punuar i/e pavarur, kur kërkohetPërshtatshmëri dhe fleksibilitet Aftësi dhe fleksibilitet për t’ju përshtatur ndryshimeve Zgjidhje e problemeve komplekse Aftësi për të analizuar dhe zgjidhur problematikat e vështiraMotivim Motivim për të finalizuar proceset e ndryshme sipas kërkesave1. Cilat janë profesionet më të lashta? 2. Cilat janë disa nga aftësitë për të qenë të suksesshëm në tregun e punës?3. Jep dy shembuj konkret ku të shpjegosh si lidhen këto aftësi me lëndët që zhvillon në gjimnaz.4. Diskuto me shokun ose shoqen e bankës gjetjet që ke paraqitur në detyrë.5. A ke dëgjuar për teorinë e Holland-it për zgjedhjen e karrierës? Vizito website-in e mëposhtëm dhe kryej testin RIASEC. Diskuto rezultatet me shokun/shoqen në klasë.Testi RAISEC (https://openpsychometrics.org/tests/RIASEC/) 116
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122