Page 119 - Demo
P. 119


                                    Nxënësi/ja:2.1 IIZhvillimi i karrierës mëson për zhvillimin e karrierës. Lexoni dhe përzgjidhni pesë nga shkathtësitë tuaja më të zhvilluara nga lista e shkathtësive. Vetvlerësoni këto shkathtësi me notë nga një deri në pesë. Shkëmbeni fletët e vlerësimit me shokun/shoqen dhe vlerësojeni atë. A ka dallim të notës në vlerësim? Diskutoni dallimet.Aktivitet:Rrugëtimi i karrierës fillon me njohjen e vetes, Pasi keni idenitifikuar shkathtësitë tuaja, qofshin ato të lehta apo të vështira, duhet të përcaktoni vizionin. Vizioni vendoset duke e ditur ku do të arrini, çfarë dëshironi të bëheni. Ai, në rastin ideal, është përzgjedhja e profesionit që përkon me mundësitë reale të tregut. Pastaj duhet të vendosni qëllimin dhe të veproni. Kjo do të thotë të vlerësoni veten, të përzgjidhni profesionin dhe të vazhdoni shkollimin. Rasti ideal i gjithë ciklit është kur arrini sukses në realizimin e qëllimit, që do të thotë edukoheni në fushën e dëshiruar dhe punoni në profesionin e përcaktuar. Cikli deri në realizimin e qëllimit mund të përditësohet. Gjithashtu, gjatë jetës mund të ndodhë të ndërroni profesionin, që do të thotë se ciklin e karrierës mund t’a përshkoni më shumë se një herë në jetën tuaj.Përgjigjet në pyetjet e tabelës së mëposhtme (tabela 1) mund t’ju ndihmojnë në zhvillimin e karrierës tuaj.KUSH JAM UNË?Pyeteni veten kush jeni. Përgjigjja e kësaj pyetjeje ju mundëson të qartësoni rrugën kah do të vazhdoni me zhvillimin tuaj. Identifikoni aftësitë tuaja më të forta dhe ato në të cilat duhet të zhvilloheni.5.3117
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123