Page 12 - Demo
P. 12


                                    TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONET Operatorët Për të kryer operacione të ndryshme dhe njehsimet te formulat, programi Excel-i ofron disa operatorë, të cilët mund të shfrytëzohen gjatë ndërtimit të formulave. Operatorët janë ndarë në katër kategori:- operatorë aritmetikë – për realizimin e operacioneve aritmetike;- operatorë për krahasim – për krahasim të vlerave (=,<>,<,>,<=, >=);- operatorë për bashkimin e tekstit;- operatorë për adresa (p.sh.: A1:B2).Operatorët aritmetik që përdoren në formula në Excel paraqiten në tabelën 3: Pra, Formula është një sekuencë vlerash, adresash, funksionesh dhe operatorësh në një qelizë me anë të të cilave prodhohet një vlerë e re nga vlerat ekzistuese.Rregullat që duhet të ndiqen për futjen e një formule në qelizë janë:1. zgjidh qelizën;2. shkruaj formulën në qelizë ose në Shiritin e formulave (Formula Bar);3. shtyp komandën Enter.Shembull 11. në A1 shkruajmë 3; në B1 shkruajmë 2; në C1 shkruajmë 5;2. në qelizën D1duam të llogarisim 3+2+5;3. atëherë në qelizën D1 shkruajmë formulën =3+2+5 (fig. 2a) dhe pastaj klikojmë ose shtypim butonin Enter;4. në qelizën D1 del rezultati 10 (fig. 2b).Shembull 2 (fig. 3):1. në A1 shkruajmë 3; në B1 shkruajmë 2; në C1 shkruajmë 5;2. në qelizën D1 duam të llogarisim 3+2*5;Ashtu si në lëndën e matematikës, edhe në Excel veprimet kryhen sipas radhës. Në fillim kryhen veprimet brenda kllapave, më pas bëhet ngritja në fuqi, pastaj shumëzimi ose pjesëtimi dhe në fund mbledhja ose zbritja. Shumëzimi dhe pjesëtimi kanë të njëjtën peshë përsa i përket kryerjes së veprimeve dhe kryhen sipas rendit të vendosjes në formulë duke filluar nga e majta në të djathtë. E njëjta gjë ndodh dhe me operatorët e mbledhjes dhe zbritjes.Tabela 3 Operatorët aritmetikë Veprimi Operatori Rendi i veprimitFormula RezultatiNgritja në fuqi ^ 1 2^3t 8Shumëzimi * 2 3*6 18Pjesëtimi / 2 10/2 5Mbledhja + 3 25+78 103Zbritja - 3 54- 12 42Fig. 2a Vendosja e formulës Fig. 2b RezultatiFig. 3a Vendosja e formulësFig. 3b Rezultati3. atëherë në qelizën D1 shkruajmë formulën =3+2*5 dhe pastaj klikojmë ose shtypim butonin Enter;4. në qelizën D1 del rezultati 13 (fig.3a).Një mënyrë tjetër më e thjeshtë e shtimit të një reference të qelizës në një formulë, është duke klikuar qelizën në vend që të shkruajmë adresën e saj. Kështu, për shembullin e mësipërm të llogaritjes veprojmë në këtë mënyrë: në D1 shkruajmë = dhe klikojmë qelizën A1. Qeliza A1 rrethohet 10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16