Page 120 - Demo
P. 120


                                    TEMA 5 KARRIERA IMEKU DO TË ARRIJ?Pyetja se ku do të arrini në karrierën tuaj tregon për vizionin tuaj, tregon për profesionin e përzgjedhur, si për shembull nëse do të beheni mjek/e, jurist/e e të ngjashme.ÇKA OFRON TREGU?Njohja me tregun e punës ju ndihmon të keni të qartë se sa i kërkuar është profesioni juaj. Kjo pyetje ju lehtëson brengën e punësimit pas shkollimit/trajnimeve dhe zhvillimit në profesionin e caktuar.VENDOS QËLLIMINKur keni vendosur profesionin dhe e njihni tregun e punës, ju mund të vendosni qëllimin tuaj. Qëllimi juaj mund të jetë shkollimi në fushën e caktuar.VEPRONëse keni arritur të përgjigjeni me sukses dhe me çiltërsi në të gjitha pyetjet e mësipërme, është koha të ndërmerrni hapa konkrete në procesin e zhvillimit të karrierës.Përzgjedhja e profesioneve bëhet fillimisht duke u informuar mbi edukimin e lartë universitar që ofrohet në Kosovë. Cilat janë profesionet që mësohen në universitete dhe kolegje? Ekzistojnë forma të ndryshme të njohjes me profesionet që mund të ushtrohen, të cilat ju mund t’i merrni në:• fakultete dhe kolegje;• qendra për zhvillim të karrierës pranë fakulteteve;• qendra për këshillim në karrierë pranë komunave;• trajnime e të tjera.Njohja me profesionet që ushtrohen në vend ju hap rrugën për t’u njohur edhe me botën e punës. Por, përveç zhvillimit të shkathtësive të forta, edhe zhvillimi i shkathtësive të tjera ndihmon në përgatitjen për punë, si për shembull: aftësimi për vendimmarrje, aftësimi për shfrytëzim të pajisjeve teknologjike në punë e të tjera. Këto aftësi mund t’i zhvillojmë duke lexuar, duke mësuar apo edhe duke u trajnuar.Zhvillimi i karrierës është proces i vazhdueshëm dhe i gjatë. Këtë proces nuk e përshkojmë vetëm në moshën e rinisë. Procesi i zhvillimit të karrierës mund të përshkohet disa herë në jetë si dhe mund të ndryshohet e të përforcohet. Në këtë proces rol kyç luan Teknologjia Informatike.1. Cilën konsideron si arritjen më të madhe që ke pasur në tre vitet e fundit?2. Cilat kanë qenë shkathtësitë që ke shfrytëzuar për arritjen tënde?3. Si i ke zhvilluar shkathtësitë e tua?4. Tabelën e plotësuar diskutojeni me shokët/shoqet dhe mësuesin/en në klasë.Qendrat e zhvillimit të karrierës ndihmojnë për të fituar njohuri, aftësi, përvojë për profesione, pastaj ndihmojnë për të shqyrtuar mundësitë në tregun e punës si dhe për të pasur sukses në shoqëri. Vizioni këto qendra dhe adresoni sa më shumë pyetje. Mos hezitoni të shuani kurreshtjen tuaj!Këshilla 118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124