Page 121 - Demo
P. 121
Nxënësi/ja:2.1 IIPërdorimi i teknologjisë për orientim në karrierë zbaton përdorimin e teknologjisë për orientim në karrierë.A ju ka rastisur që të shikoni në rrjetet sociale universitete, shoqata apo kompani që ofrojnë bursa studimi? Nëse po, tregoni disa prej informacioneve që kanë rëndësi për ju për të ardhmen.Aktivitet: Zhvillimi i karrierësNë jetën e secilit prej nesh, në ditët e sotme, ka marrë një rëndësi të madhe teknologjia informatike për të realizuar qëllime të ndryshme. Sot, kompanitë e ndryshme, për të publikuar pozicionet e punës shfrytëzojnë portalet në rrjet, të krijuara enkas për këtë proces. Në anën tjetër edhe procesi i karrierës nuk mund të funksionojë efektivisht pa shfrytëzimin e teknologjisë informatike, si për shembull: për njohjen e vetes mund të formoni një kalendar personal; pastaj për të marrë informata për universitetet dhe për qendrat e zhvillimit të karrierës mund të shfrytëzoni internetin; për t’u informuar mbi pozicionet e lira të punëse e të tjera mund të shfrytëzoni portalet e punës.Nga ana tjetër, sot punëdhënësit theksojnë se gjetja, tërheqja dhe zhvillimi i punëtorëve cilësor është bërë prioritet i lartë, meqë përpiqen të luftojnë sfidat e punës. Kompanitë kërkojnë që punëtorët të jenë më krijues dhe më inovatorë. Sot organizatat sfidohen jo vetëm nga konkurrenca vendore, por edhe nga konkurrenca rajonale e ndërkombëtare. Punëdhënësit dhe aplikantët për punë gjithnjë e më shumë, po mbështeten te interneti si pjesë e procesit të kërkimit të punës. Teknologjia si ndihmesë për kërkim të punësMomentalisht në vendin tonë ka portale të ndryshme të punës, si: portalpune, ofertapune, kosovajob, duapune e të tjera. Këto portale përmbajnë informacione për pozicionet e lira të punës, shkathtësitë e nevojshme për vendin e lirë të punës, detyrat dhe përgjegjësitë, periudhën kur është i hapur pozicioni i caktuar, kontaktin, formën e aplikimit e të tjera.5.4119

