Page 122 - Demo
P. 122
TEMA 5 KARRIERA IME Teknologjia për mësim dhe zhvillimDinamika e punës dhe e zhvillimit të oranizatave të ndryshme kërkon dinamikë të zhvillimit edhe të punonjësve/eve. Sot, organizatat e ndryshme ofrojnë programe të trajnimit online, kur punonjësit/et gjenden në vende të ndryshme gjeografike, duke zvogëluar kostot e udhëtimit. Shfrytëzimi i teknologjisë informatike ndihmon në mësim dhe si rrjedhim në zhvillimin e karrierës tuaj përmes leximit të librave të ndryshëm online, përmes trajnimeve online e të ngjashme si këto. Këshilltarët e karrierës dhe software-t për udhëzim të karrierësInterneti ndihmon që të kontaktoni këshilltarë të ndryshëm të karrierës online. Gjithashtu, ekzistojnë edhe software të ndryshëm që ndihmojnë në udhëzimet për karrierë, si: SIGI, DISCOVER e të tjera. 1. Bisedo me familjaret se si kanë aplikuar ata/ato për shkollim ose për punë. 2. Përzgjidh dy universitete vendore dhe merr informacion për mënyrën e aplikimit. 3. Diskuto me shokun/shoqen për format e aplikimit në universitet.Kur të lexoni portalet e punës, kushtojini vëmendje shkathtësive të nevojshme për punë si dhe formës së aplikimit. Eksploroni sa më shumë portale të punës, sepse ju ndihmojnë të mësoni se cilat janë profesionet më të kërkuara në vend. InternetiInterneti vazhdon të luajë rolin kryesor në ofrimin e shërbimeve të karrierës. Kështu, përmes shfrytëzimit të internetit nuk kemi nevojë për të takuar fytyrë më fytyrë këshilltarë të karrierës ose për t’i paguar ata. Interneti ndihmon të futeni në botën virtuale dhe të merrni informata për profesionet si në vend ashtu edhe më gjerë në 24 orë gjatë 7 ditëve të javës e të tjera.Kompanitë e ndryshme në vend, së fundmi, kanë filluar zbatimin e politikave të praktikave të punës për të rinjtë. Përmes këtyre praktikave të punës të rinjtë mësohen me konceptin e qenies pjesë e kompanisë si dhe me detyrat dhe përgjegjësitë e punës. Këto praktika janë me interes të dyanshëm: kompania mund të vendosë të ofrojë kontratë pune për praktikantët e suksesshëm si dhe praktikanti/ja e fiton pozicionin e punës.120

