Page 123 - Demo
P. 123
Nxënësi/ja:2.1 IICurriculum Vitae - CV njihet me konceptin e CV-së dhe format e ndryshme të CV-ve.Si do t’a prezantonit veten tuaj para punëdhënësit në dy minuta? Aktivitet:Nëse i dini qëllimet tuaja dhe nëse ka pozicion të lirë pune, që specifikon kërkesat për edukim, përvojë dhe shkathtësi që përkojnë me edukimin, përvojën dhe shkathtësitë tuaja, atëherë ia vlen që të konkurroni në atë pozicion. Duke qenë se në Kosovë numri më i madh i të papunëve është pikërisht në moshën 15-24 vjeç, kjo rrjedhimisht sjell që edhe konkurrenca të jetë e lartë. Prandaj është e rëndësishme që gjatë kohës që jeni në gjimnaz, të fitoni aftësitë që do t'ju shërbejnë përgjatë gjithë jetës.Të qenit pjesë e tregut të punës nuk është e lehtë. Për konkurrentët e një vendi pune të caktuar organizatat e ndryshme, fillimisht, kërkojnë një CV (Curriculum Vitae). Fjala Curriculum Vitaerrjedh nga gjuha latine, që në përkthim do të thotë kursi i jetës. Përkufizim: Curriculum Vitae (CV) është dosja personale, ku paraqiten kualifikimet, arritjet dhe shkathtësitë tuaja, të nevojshme për të konkurruar për punë.Organizatat e këtij shekulli për nga struktura organizative kryesisht janë të ndara nëpër departamente, si: Departamenti i Marketingut, Biznesit, Shitjes, Operacioneve e të tjera. Detyrë e Departamentit të Burimeve Njerëzore është të identifikojë nevojat për staf të ri dhe të paraqesë në ndonjë media shpalljen e pozicioneve të lira të punës. Në shpallje duhet të specifikohet kualifikimi, përvoja, edukimi, shkathtësitë e nevojshme për pozicionin e hapur. Procesi i përzgjedhjes së stafit fillon me pranimin e CV-së, më pas me vlerësimin e CV-së sipas kritereve të shpallura, intervistimin dhe vendimin për pranimin ose jo të secilit konkurrent. Ekzistojnë tre stile kryesore të CV-së:• CV kronologjike,• CV funksionale, • CV target.CV-ja kronologjike është kur në të prezantohet karriera duke filluar nga pozicioni i fundit në punë. Kjo CV parapëlqehet të shfrytëzohet kur:• karriera ka pësuar rritje,• nuk është ndryshuar fusha e punës,• keni punuar për kompani të dalluara e të tjera.Shembull tipik i CV-së kronolgjike është dhënë në figurën 2.5.5121

