Page 125 - Demo
P. 125
TEMA 5 KARRIERA IMENë CV-në funksionale vihet theksi më tepër në shkathtësitë kryesore dhe jo në organizatat për të cilat keni punuar ose cila ka qenë pozita që keni pasur. Ajo ofron fleksibilitet më të madh krahasuar me CV-në kronologjike. Ky stil i CV-së preferohet të shfrytëzohet kur:• dëshironi të theksoni shkathtësitë që jo domosdoshmërisht kërkohen përmes punësimit që paguhet,• përvojat e punëve nuk kanë lidhje njëra me tjetrën,• dëshironi të ndryshoni karrierën tuaj dhe nuk është me rëndësi pozita juaj aktuale,• nuk keni qenë i/e punësuar kohët e fundit dhe jeni duke aplikuar pas një pushimi si i/e punësuar etj.1. Në njërin prej portaleve të njohura që ofrojë bursa studimi, shkollimi apo shkolla verore për të mësuar gjuhë të huaja, shikoni kërkesat dhe përgatisni një dosje për aplikim që të përmbajë CV-në dhe letrën e motivimit.2. Në portalin e disa shoqatave bamirësish kërkohen vullnetarë për të realizuar detyra dhe nevoja të kompanisë. Cilat janë aftësitë që kërkohen për pozicionet si vullnetarë? Cilat janë përfitimet që ju mund të keni si nxënës gjatë kohës që punoni si vullnetarë në kompani apo agjenci? 3. Në faqen e disa kompanive apo agjencive që operojnë në Kosovë, ju keni parë që ata kërkojnë vullnetarë për të realizuar disa shërbime për njerëzit në nevojë. Lexoni me kujdes cilat janë kërkesat që ata kanë për pozicionin e kërkuar dhe përpiloni një CV. Diskutoni ushtrimin me mësuesen/in në klasë.CV-ja target është kur, sikurse nënkuptohet edhe nga emërtimi, synoni një pozitë të veçantë. Ajo mund të jetë edhe kombinim i CV-së kronologjike dhe asaj funksionale. Ky stil i CV-së preferohet të shfrytëzohet kur:• aplikimi bëhet për një punë specifike ose kur i përgjigjeni një pozite të caktuar;• dëshironi të theksoni shkathtësitë dhe arritjet, që jo domosdoshmërisht i keni fituar nga punët që paguhen, ose thënë ndryshe, i keni fituar nga punët pa pagesë etj.CV-ja mund të përpilohet në MS Office Word apo me ndihmën e ndonjë programi tjetër, por preferohet që të dërgohet në formatin pdf.CV-ja nuk duhet të ketë gabime drejtshkrimore ose gramatikore, nuk duhet të përmbajë të dhëna personale të detajuara, si pesha apo gjatësia, nuk duhet të përmbajë të dhëna false etj. CV-ja duhet të jetë e strukturuar bukur, thjeshtë, qartë dhe të jetë e lexueshme. Me një fjalë CV-ja duhet të lërë mbresa te lexuesi, respektivisht te personeli i Burimeve Njerëzore, në mënyrë që të përzgjidheni për raundin tjetër të selektimit, intervistën.123

