Page 126 - Demo
P. 126
Nxënësi/ja:IILetra e motivimit, ndryshe e njohur edhe si letra e interesit, është letra e cila u dërgohet organeve te të cilat jeni të interesuar për të aplikuar për një vend pune, për edukim apo për zhvillim të mëtejshëm. Letra e motivimit është letër personale, që jo me shumë fjalë paraqet motivet tuaja, respektivisht interesimin tuaj rreth vendit të ofruar (të punës, edukimit apo zhvillimit). Kjo letër paraqet “këmbënguljen” tuaj për të “zënë” atë vend të caktuar. Letra e motivimit duhet të jetë unike dhe e pa përsëritshme, pavarësisht se mund të ndodh që ju të aplikoni në një vend të njëjtë për dy pozita pune të ndryshme. Është shumë e nevojshme që ajo të jetë e realizuar mirë dhe të përshtatet sa më shumë me kërkesën për punë, në mënyrë që të dalloni nga aplikantët e tjerë.Letra e motivimit duhet të përmbajë pjesët:1. adresën e aplikuesit dhe pranuesit të letrës motivuese, 2. titullin e pozitës për të cilën aplikoni,3. hyrjen që i adresohet personit të caktuar, si “I/E nderuar Zotëri/Zonjë XXXXX”,4. pjesën që ndërlidh arritjet e juaja me vendin e punës për të cilin aplikoni,5. përfundimin duke i falenderuar dhe duke treguar se e mirëpritni ftesën për intervistë.Karakteristikat e letrës motivuese janë:1. Letra e motivimit është dokument me rëndësi dhe duhet të përpilohet me shumë pëkushtim.2. Letra e motivimit nuk duhet të përmbajë ato që janë shënuar në CV. Në letrën e motivimit theksoni dhe zgjeroni faktet më interesante të CV-së suaj, ose shkathtësive tuaja, nëse duhet të shkruani një letër motivimi për të realizuar studimet e larta në gjimnaze dhe shkolla prestigjioze.3. Zbuloni sa më shumë rreth punëdhënësin duke shfletuar GOOGLE, LINKEDIN. Informatat e shumta në lidhje me punëdhënësin e ardhshëm tregojnë se jeni të familjarizuar me sfidat dhe mundësitë që mund t’ju presin.4. Zbatoni rregullat e pikësimit dhe rregullat gramatikore, sepse letra motivuese do të dukej më profesionale.5. Letra motivuese nuk do të duhej të jetë më e gjatë se një faqe. Ajo duhet të jetë e shkurtër, e përqëndruar dhe e saktë.6. Letra motivuese nuk do të duhej të jetë e përgjithshme, por sa më e personalizuar. Ajo duhet të duket thuaj se është përpiluar enkas për atë pozitë pune. 7. Në letrën motivuese tregoni vullnetin tuaj për të kontribuuar në këtë pozitë, pa u ndalur në sfidat që ju presin.8. Përdorni formatin e duhur për të përpiluar letrën motivuese dhe CV-në, si: MS OFFICE, WORD, PDF e të tjera. Preferohet që letra motivuese dhe CV-ja të dërgohen në formatin PDF.Shembull tipik i letrës motivuese është dhënë në figurën 1.Letra motivuese mëson për përpilimin e letrës motivuese.Ju sapo keni parë që London College University, ofron bursa studimi për nxënësit me rezultate të larta. Përveç plotësimit të dokumentacionit, ata kërkojnë prej jush një letër motivimi. Në këtë letër duhet të bindi komisionin e universitetit që jeni kandidati i duhur, dhe që keni vërtetë interes të bëheni pjesë e tij. Cilat janë disa nga rregullat që duhet të keni parasysh?Aktivitet:5.6124

