Page 127 - Demo
P. 127
TEMA 5 KARRIERA IMEPasi të e keni përpiluar letrën duhet ta konvertoni atë në formatin PDF.Emri i Kompanisë Emri i Personit Adresa e Kompanisë Telefoni e-mail Faqja e KompanisëAsistent Marketingu I nderuar zotëri ...../ E nderuara zonja ......., Gjatë kërkimit në gazetën XXXXX (ose web faqen) gjeta se ju ofroni vend pune, si asistent marketingu. Me këtë letër, unë aplikoj për vendin e punës që ju ofroni. (Nëse keni përvojë që lidhet me pozitën që aplikoni:) Kam qenë i angazhuar në një kompani xxxxx (lloji i kompanisë dhe emri i saj) për xxxx dhe kam pasur rolin e xxxxxx. Gjatë kësaj kohe kam arritur të fitoj përvojë shumë të mirë duke realizuar projekte marketingu. (Nëse sapo keni mbaruar shkollën ose keni vetëm njohuri mbi atë lëmë:) Kam marrë titullin në Bechelor xxxxxxxx. Gjatë studimeve kam marrë pjesë rregullisht në ligjërata dhe ushtrime dhe kam përgatitur disa projekte që janë cilësuar si të suksesshme.(Shënoni dhe disa fjalë për edukimin, përvojën dhe shkathtësitë e juaja.) Kam bindjen se duke kombinuar njohuritë dhe përvojën time profesionale me ekipin tuaj, me synime drejt realizimit të projekteve për të ardhmen e kompanisë, ju keni bërë zgjedhjen e duhur e cila do t`u plotësojë vendin e lirë për ndryshime të suksesshme. Do të më gëzojë ftesa për intervistë nga ana juaj.(nënshkrimi) Emri Mbiemri 1. Cilat janë pjesët kryesore të letrës motivuese?2. Përpilo një letër motivimi për të studiuar në një nga degët që do të kishe dëshirë të ndiqje në përfundim të gjimnazit në një prej universiteteve prestigjioze në botë, duke vënë në pah shkathtësitë që i përshtaten sa më mirë degës së kërkuar.Emri Juaj Adresa Juaj Telefoni Juaj e-maili Juaj125

