Page 128 - Demo
P. 128


                                    Nxënësi/ja:IIPërdorimi i aplikacioneve për përpilimin e CV-së mëson mbi përdorimin e aplikacioneve të ndryshme për përpilimin e letrës motivuese dhe CV-së.Listoni disa nga software-t që dini. Nëse kishit dashur të shkruani dosjen tuaj, me të dhënat për ditëlindjen, vendlindjen, shkollimin, shkathtësitë, profesionin, cilin software do të kishit shfrytëzuar? Tregoni arsyen përse?Aktivitet:Për të përgatitur një CV ekzistojnë aplikacione të ndryshme, si aplikacioni i Word-it nga paketa e MS Office, CV-të që përgatiten online dhe pastaj dërgohen në adresën elektronike apo në formë të shtypur, CV-të që plotësohen dhe bashkangjiten automatikisht online në website-t e organizatës e të tjera. Letra motivuese dhe CV-ja nuk duhet të jenë më të gjata se 3-5 faqe. CV-ja që hasim më shpesh, është ajo e llojit EUROPASS. Kjo CV duket si në figurën 2. Për ta plotësuar këtë CV online mund të shfrytëzohet linku https://europass.cedefop.europa.eu/documents/curriculum-vitae. Zakonisht parapëlqehet që CV-ja të jetë e shoqëruar me të ashtuquajturën letër motivuese. Përmes letrës motivuese ju i drejtoheni personelit përzgjedhës duke u paraqitur disa nga tiparet tuaja kryesore. Në figurën 1 mund të shikoni shembullin e letrës motivuese dhe CV-së.Ms office wordPërpilimi i letrës motivuese dhe CV-së mund të bëhet përmes MS Office Word. Por është me rëndësi që pastaj dokumenti të konvertohet në pdf format. Konvertimi në pdf format bëhet duke e ruajtur dokumentin word si pdf ose duke e bërë konvertimin online.5.7126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132