Page 13 - Demo
P. 13


                                    TEMA 1 FORMULAT DHE FUNKSIONETnga një vijë e ndërprerë lëvizëse. Më pas shkruajmë +, klikojmë qelizën B1, shkruajmë *, klikojmë qelizën C1 dhe pastaj klikojmë ose shtypim butonin Enter(fig. 4).1. Çfarë janë formulat dhe përse shërbejnë ato?2. Plotëso tabelën:Referenca Vendndodhja e celulësA4D2:D8B2:E7A:D5:103. Gjej rezultatin duke ndjekur radhën e kryerjes së veprimeve.Formula Rezultati= (7 + 3) * 2= 6 * 3 + 2= 3 + 3 ^ 2= 4 + 3 * 2 - 2= 7 + 4 / 2 * 3 - 44. Krijo një tabelë me vlera sipas dëshirës dhe llogarit: =A1+B1; =C1*B1; =B1-A1.Një varg teksti apo vlerë teksti është një varg karakteresh, në të cilat nuk mund të kryejmë veprime matematikore, si zbritje, shumëzim apo pjesëtim. Por Excel-i mundëson bashkimin e teksteve që ndodhen në qeliza të ndryshme. Për të bërë bashkimin e teksteve që ndodhen në qeliza të ndryshme, përdoret simboli & (ampersand). Për shembull qelizën A1 me tekst “Teknologji” duam ta bashkojmë me qelizën B1 me tekst “Informacioni” dhe rezultati të shfaqet në qelizën C3. Atëherë shkruajmë në qelizën C3 formulën: =A1&” “&B1 dhe shtypim Enter. Rezultati që do të shfaqet në C3, do të jetë “Teknologji Informacioni” (fig.5). Sekretarja e shkollës ka një tabelë me emrat dhe mbiemrat e nxënësve në kolona të veçanta. Asaj i duhet të bashkojë emrin me mbiemrin në një kolonë. A mund ta ndihmoni ju në këtë detyrë?Aktivitet: Formulat tekst Fig. 4 Shkrimi i formulës duke përdorur referencat e celulaveFig. 5 Zbatimi i formulës tekst11
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17