Page 131 - Demo
P. 131


                                    Nxënësi/ja:2.1 II Përditësimi i të dhënaveGjatë kohës që jeni në gjimnaz, mund t’ju duhet të plotësoni letra të ndryshme motivuese në varësi të kërkesave të universiteteve ku keni dëshirë të studioni. Gjithashtu, në varësi të punëve si vullnetarë, të cilat mund t’i realizoni gjatë sezonit të verës, mund t’ju duhet të përditësoni letrën motivuese ose CV-në tuaj me njohuri/aftësi të reja. Ndërkohë ju për këtë periudhë jeni zhvilluar në ndonjë aspekt tjetër, jeni zhvilluar në ndonjë fushë tjetër apo edhe keni kryer studime, trajnime e të tjera. Për këtë arsye ju duhet të përditësoni letrën motivuese dhe CV-në tuaj. Përditësimi i letrës motivuese dhe CV-së mëson mbi përditësimin e letrës motivuese dhe CV-së.Ju keni përgatitur një letër motivuese dhe një CV për një pozicion të caktuar pune dhe pasi keni apikuar, e keni fituar atë vend pune. Por, pas një periudhe të caktuar kohore, ju keni vendosur të ndërroni vendin e punës apo edhe profesionin. Cilat janë hapat që duhet të ndërmerrni nëse keni nevojë të përditësoni letrën motivuese dhe CV-në?Aktivitet:Karakteristikat që duhet të keni parasysh gjatë përditësimit të letrës motivuese dhe CV-së janë:• Ndryshoni adresën dhe detajet e tjera të kompanisë ku aplikoni në letrën motivuese.• Ndryshoni titullin e pozitës së punës në letrën motivuese.• Të bëni ndërlidhjen e duhur të shkathtësive, trajnimeve dhe zhvillimit tuaj me pozitën në të cilën aplikoni në letrën motivuese.• Të përditësoni CV-në tuaj me përvojën profesionale, edukimin dhe trajnimet.Nganjëherë përditësimi i letrës motivuese dhe CV-së është më i lodhshëm se krijimi i tyre nga fillimi. Andaj, në varësi nga periudha kur ju keni krijuar së fundmi letrën motivuese dhe CV-në si dhe nga mënyra si jeni zhvilluar për këtë periudhë, mbetet që ju të vendosni për t’i përditësuar ato apo për t’i krijuar nga fillimi. 5.8129
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135