Page 133 - Demo
P. 133


                                    TEMA 5 KARRIERA IMENë figurën 2 është dhënë një shembull tipik i letrës motivuese dhe CV-së për pozicionin Asistent Marketingu. Nëse personi i caktuar e ka fitur këtë pozitë dhe ndërkohë është zhvilluar për pozitën Menaxher/e i/e Marketingut, atëherë letra motivuese dhe CV-ja duhet të përditësohen. Në këtë shembull janë hijezuar karaktersitikat të cilave duhet t’u kushtojmë kujdes gjatë përditësimit.Emri Juaj Adresa Juaj Telefoni Juaj e-maili Juaj1. Në mësimet e mëparshme, duhet të krijonit një letër motivacioni dhe CV, nëse do të vendosnit të punonit si vullnetarë gjatë sezonit të verës. Pas një muaji, ju keni zhvilluar disa aftësi kompjuterike, aftësi menaxheriale (mund të vendosni aftësitë ku ndiheni më kompetent). Duke u bazuar në këto të dhëna dhe duke marrë parasysh që ju do ta bëni këtë punë në një kompani tjetër, përditësoni të dhënat në letrën e zhvilluar në mësimet e mëparshme. Nënvizoni me të kuqe të gjitha ndryshimet që keni bërë.2. Diskutoni në grupe letrat tuaja të motivacionit duke nxjerrë në pah ndryshimet që keni bërë. Hartoni një konceptogram se cilat ishin aftësitë ku anëtarët e grupit ndiheshin më të zotë dhe kishin vetëbesim.3. Cilat janë karakteristikat që duhet të keni parasysh gjatë përditësimit të letrës motivuese dhe CV-së?Emri i Kompanisë Emri i Personit Adresa e Kompanisë Telefoni e-mail Faqja e KompanisëAsistent Marketingu I nderuar zotëri ...../ E nderuara zonja ......., Gjatë kërkimit në gazetën XXXXX (ose web faqen XXXXX) gjeta se ju ofroni vend pune, si asistent marketingu. Me këtë letër, unë aplikoj për vendin e punës që ju ofroni. (Nëse keni përvojë që lidhet me pozitën që aplikoni:) Kam qenë i angazhuar në një kompani xxxxx (lloji i kompanisë dhe emri i saj) për xxxx dhe kam pasur rolin e xxxxxx. Gjatë kësaj kohe kam arritur të fitoj përvojë shumë të mirë duke realizuar projekte marketingu. (Nëse sapo keni mbaruar shkollën ose keni vetëm njohuri mbi atë lëmë:) Kam marrë titullin në Bechelor xxxxxxxx. Gjatë studimeve kam marrë pjesë rregullisht në ligjërata dhe ushtrime dhe kam përgatitur disa projekte që janë cilësuar si të suksesshme. Shtoni përvojat e reja të punës.(Shënoni dhe disa fjalë për edukimin, përvojën dhe shkathtësitë e juaja.) Kam bindjen se duke kombinuar njohuritë dhe përvojën time profesionale me ekipin tuaj, me synime drejt realizimit të projekteve për të ardhmen e kompanisë, ju keni bërë zgjedhjen e duhur e cila do t`u plotësojë vendin e lirë për ndryshime të suksesshme. Do të më gëzojë ftesa për intervistë nga ana juaj.(nënshkrimi) Emri Mbiemri 131
                                
   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137