Page 135 - Demo
P. 135
Nxënësi/ja:2.1 IIIKoncepte të përgjithshme të ndërmarrësisë njihet me konceptet e ndërmarrësisë.Mendoni sikur pas 5 vitesh të keni një biznes tuajin, të suksesshëm. Cili do të kishte qenë ai? Çfarë produkte do të kishit ofruar? Shkëmbeni idenë me shokun/shoqen tuaj. Diskutoni arsyen e suksesit të biznesit tuaj. Aktivitet:Zhvillimi i shkathtësive ndihmon që të gjeni veten në tregun e punës. Por jo vetëm kaq. Nëse keni ide kreative dhe inovative dhe, nëse jeni të gatshëm të përballeni me sfidat e biznesit, ju mund të zotëroni biznesin tuaj. Në tregun e ditëve të sotme, dëshira për të zotëruar biznesin e tij/saj vjen gjithnjë në rritje. Nëpërmjet teknologjisë dhe përdorimit të e-biznesit, shumë të rinj kanë kthyer realitet idetë e tyre novatore. Por ka edhe të tjerë, që kanë filluar në botën e biznesit të shtyrë nga nevoja. Personi me tipare të tilla njihet si ndërmarrës. Ndërmarrësit në shumicën e rasteve, janë njerëz praktikë, të aftë të zgjidhin problem, të njohin vështirësitë dhe të më mësojnë nga gabimet. aftësia për të punuar në skuadër; aftësia për të gjetur shtegun e duhur; aftësia për të ndjekur intuitën; aftësia për të frymëzuar ekipin. Gjithashtu të jesh ndërmarrën nënkupton të jeni:• vizionar (parashikues), pra, t’i shihni gjërat e së ardhmes;• energjik, të palodhshëm në realizimin e qëllimeve;• revolucionar, të gatshëm për ndryshime;• këmbëngulës, pra nuk ndaheni nga realizimi i qëllimit;• i/e veçantë, pra nuk i frikësoheni rreziqeve dhe situatave të pasigurta. Përkufizim: Fjala ndërmarrësi rrjedh nga fjala franceze enterprendre, që daton nga shekulli i dymbëdhjetë dhe që do të thotë ‘të bësh diçka ndryshe, të mendosh dhe të veprosh ndryshe nga të tjerët’.6.1133

