Page 136 - Demo
P. 136
TEMA 6 NDËRMARRËSI I RI. TREGU I PUNËS DHE PËRGATITJA PËR HULUMTIMIN E TREGUT TË PUNËSPasja e këtyre cilësive dhe të ëndërruarit nuk janë të mjaftueshme për të qenë ndërmarrës. Ndërmarrësit të suksesshëm i nevojitet përpjekje dhe punë konkrete në arritjen e rezultateve. Karakteristikë e ndërmarrësit është zotimi (angazhimi) dhe përqëndrimi në zhvillimin dhe në rritjen e fitimit të ndërmarrjes.Më poshtë mund të gjeni disa përkufizime të ndërmarrësisë: • Richard Cantillon: “Ndërmarrësia është aktivitet ekonomik në kushte të pasigurisë”. • Jean Baptiste Sey: “Ndërmarrësia është një kombinues i suksesshëm i faktorëve të prodhimit në një sistem harmonik, ku ndërmarrësi i shpërbën (dezintegron) gjërat”.• Jozeph Schumpeter: ”Ndërmarrësia është destruksion kreativ, ku ndërmarrësi është agjent i ndryshimeve ekonomike”. • Peter Drucker, që cilësohet si babai i menaxhimit: “Ndërmarrësia është biznes që organizohet dhe kryhet sistematikisht dhe efektivisht. Ndërmarrësia është pjesë e aktiviteteve afariste e udhëheqese dhe ekonomia ndërmarrëse është fenomen ekonomik dhe teknologjik si dhe kulturor e psikologjik”. • Tirath Kamdar, themelues dhe menaxher i TrueFacet: “Është e rëndësishme të balancojmë vizionin e fortë me gatishmëri për të përqafuar ndryshimet. Aftësia për të dëgjuar, qoftë idetë e klientëve apo të punonjësve, është gjithashtu çelësi i suksesit. Duhet të keni besim për të bërë zgjedhjet tuaja, si dhe është tepër e rëndësishme që të mos shkëputeni nga njerëzit, nevojat e të cilëve po përpiqeni t’i përmbushni”. Pra, ndërmarrësi e bën organizimin e biznesit ndryshe nga të tjerët.1. Merr listën e tipareve të ndërmarrësit. Cilat nga këto tipare i zotëron edhe ti? 2. Identifiko një ndërmarrës/e sipas dëshirës. Hulumto në internet për fillesat e hapjes së biznesit prej tij/saj. 3. A ke menduar të zotërosh një biznes që i kalon kufijtë shtetëror. Diskutoni temën në klasë, duke argumentuar përgjigjen tuaj.134

