Page 137 - Demo
P. 137
Nxënësi/ja:2.1 IIIHulumtimi i tregut hulumton tregun për ndërmarrësi.Për sa kohë jeni në gjendje ta përshkruani krijimin e biznesit tuaj? Tregoni kohën në minuta. Aktivitet:Ndërmarrës konsiderohet të jetë personi që sjell metoda, ide apo produkte inovative si dhe që përballet lehtësisht me rreziqe. Metodat, idetë apo produktet e reja paraqiten në treg sipas kërkesës së klientëve. Por, cilat janë kërkesat e konsumatorëve? Pse shitja e produktit sjell përfitim? Është e ditur që biznesi fillon nga ideja juaj. Por pastaj kjo ide duhet të përputhet me kërkesat e blerësve në treg për t’u bërë realitet. Për t’u njohur me kërkesat e blerësve në treg preferohet që të bëhet hulumtimi i tregut.Hulumtimi i tregut paraqet zërin e klientëve dhe karakterizohet me:• fazat e hulumtimit të tregut,• mbledhjen e informacioneve,• mënyrat e hulumtimit të tregut,• objektin e hulumtimit të tregut.Fazat e hulumtimit të tregut janë:• Përcaktimi i problemit dhe qëllimi i hulumtimit (kërkesa për produkt, kush është konsumatori i produktit?).• Përcaktimi i burimeve të informatave dhe lloji i hulumtimit.• Përcaktimi i metodave dhe pyetësorëve për grumbullimin e informacionit.• Përcaktimi i llojit të mostrës (kampionit) dhe shfrytëzimi i informatave. • Analiza e shënimeve, përpunimi i informatave dhe interpretimi i tyre.• Përgatitja e raporteve të shkurtra sipas kërkesës së administrimit. Sipas studimeve, një ndërmarrës konsiderohet se ka sukses në realizimin e qëllimeve, nëse arrin që brenda dy minutave të përshkruajë krijimin e biznesit të tij/saj. Këshilla 2.Fokus grupe1. Observimi3.IntervistaHULUMTIMI I TREGUT6.Asociaconetë biznesit5.Agjencishtetërore4.Eksperimentale6.2135

